/ Jeta Shpirtërore / At Thadheu i Vitovnicës MENDIME

At Thadheu i Vitovnicës MENDIME

 

 At Thadheu i Vitovnicës MENDIME 

Jeta jonë varet nga lloji i mendimeve që kultivojmë. Nëse mendimet tona janë të paqëshme dhe të qeta, nëse kanë zemërbutësi dhe mirësi, atëhere kështu është dhe jeta jonë

Nëse kujdesi ynë është i drejtuar  në kushtet e jetës sonë, atëhere na gëlltit një stuhi mendimesh dhe nuk mund të kemi paqe as qetësi.

Pikënisja jonë është gjithmonë e gabuar. Në vend që të fillojmë me veten tonë ne duam gjithmonë që të ndryshojmë të tjerët dhe në fund veten tonë. Nëse secili do të fillonte nga vetja e tij atëhere do të kishim kudo rreth nesh paqe.Shën Joan Gojarti thotë që askush nuk mund të bëjë dëm tek ai njeri që nuk dëmton veten e tij – as  vetë djalli. Shikoni? Ne jemi arkitektët të së ardhmes sonë  

Me mendimet e tij njeriu trondit herë-herë rregullin e krijimit. Kështu u shkatërruan njerëzit e parë – me një kataklizmo- për shak të mendimeve dhe tendencave të tyre. Kjo vërtetohet akoma dhe sot- mendimet tona janë të këqija dhe për këtë nuk marrim fryte të mira. Duhet të ndryshojmë. Secili prej nesh duhet të ndryshojë, por është fatkeqësi që nuk kemi shëmbuj të na udhëzojnë, as në familjet tona as në shoqërinë tonë. 

Shikoni pra si rrjedhim se si janë gjërat. Kur përpunojmë mendime të këqija, bëhemi të këqinj. Ndoshta ne kujtojmë se jemi të mirë, por e keqja është brenda nesh. Nuk kemi forcë që të rrezistojmë. Dhe e dimë si të krishterë se nuk duhet as të mendojmë të keqen, e jo më ta kryejmë atë.

Ne ndërkaq, kemi fuqi hyjnore, jetë hyjnore dhe energji hyjnore. Ditën e gjykimit final do të pyetemi se si e përdorëm këtë fuqi, këtë jetë dhe energji që na u dha: ndihmuam në harmoninë e universit apo mbollëm dis-harmoni?

Zoti mori përsipër të gjitha dhimbjet dhe përkujtdesjet tona dhe tha se do të na japë çdo gjë që na duhet. Mgjth atë ne mbahemi kaq fort nga përkujdesjet tona sa nuk lemë mendjen dhe zemrën tonë, familjet tona dhe çdo person rreth nesh që të gjejë prehje.

 

  Përktheu Themistokli Bambulla

Teolog – Psikopedagog.


http://www.korestos-hristianikimartyria.com

 

At Thadheu i Vitovnicës MENDIME