Kontrolli i shpirtit nga doganat ajrore pas ndarjes nga trupi -Vazhdim 5
15) Dogana e pangopësisë,e grykësisë
Ata demonë ishin të trashë në trup si derat, të egër dhe më të fortë nga të tjerët. Kur na panë mu vërsulën mua duke theksuar ngrëniet e tepërta dhe të fshehta që bëja kur isha e vogël dhe veçanërisht kreshmët e shenjta të vitit. Më akuzonin se nuk mbajta premtimet që dhashë kur u pagëzova. Se premtova se do t’i mohoj veprat e tyre edhe unë bëja të kundërtën, bëja dëshirën e tyre (të djajëve). Nga ana tjetër ëngjëjt pëpiqeshin të nxjerrin në pah veprat e mia të mira dhe kështu u larguam edhe nga këta.
16) Dogana e paganizmit (adhuruesit e idhujve)
Shpejt arritëm në doganën e paganizmit dhe të herezive, por asnjë fjalë nuk na thanë dhe menjëherë vazhduam rrugën tonë.
17) Dogana e pederastisë
Kryetari i këtyre demonëve rinte në një fron të lartë, kishte nën pushtetin e tij njëmijë demonë të tjerë dhe vazhdimisht ndëronte forma. Herë dukej si dragua, herë si mi, herë si derr i egërsuar dhe herë të tjera si peshkaqen. Rreth tij kishte papastërti të padurueshme, kurse shërbëtorët e tij ishin të egërsuar dhe gati të më versulen. Duke më parë se jam grua nuk kishin asgjë për të më akuzuar, as se fjeta me grua tjetër dhe mëkatova nuk mund të më thoshin. Kështu u çliruam edhe nga kjo papastërtirë. Atëherë ëngjëjt më thanë: «Shumë shpirte arrijnë këtu pa pengesa nga doganat e tjera, por kjo doganë e pederastisë i fundos në ferr për veprimin e poshtër të pederastisë që bënë, sepse ky mëkat e zemëron Perëndinë më shumë nga të tjerat».
18) Dogana e fytyrave të ngjyrosura
Ky batalion demonik merr në shqyrtim burrat dhe gratë që lyhen me ngjyra të ndryshme në fytyrat e tyre, me stolira, kozmetikë dhe ngjyrosje të flokëve sepse pamja që u dha Perëndia nuk u pëlqen dhe përpiqen të paraqiten me formën që u pëlqen, me mjete dhe me ngjyra të tyre.Demonët, kur aritëm përpara tyre më thanë: «Ky shpirt dy herë ka renë në këtë mëkat, prandaj duhet ta marim ne «. Ëngjëjt tregonin veprat e mia të mira dhe me shumë mundim dhe me uratat e shën Vasilit kaluam.
KOSHERJA ORTODOKSE