Dy janë armët më të forta me të cilat mposhtim gjithë kurthet dhe ngasjet e të ligut.E para është lutja hyjnore dhe e dyta përulësia.
Ne lutemi vazhdimisht te Ati ynë qiellor duke thënë:”dhe mos na shtjer në ngasje,por shpëtona nga i ligu”.(Mt.6,13).
Kërkojmë nga Ati ynë qiellor të mos na lerë të biem në ngasje mbi forcat tona dhe të na shpëtoj nga gjithë kurthet dinake të të ligut.Kështu që në ç’do moment ngasjeje duhet të lutemi me këmbëngulje ,me lot,me kreshëm dhe me dridhje zemre.
Etërit e Shenjtë na këshillojnë të themi vazhdimisht lutjen e Zotit Jesu Krisht (Zot Jesu Krisht,Bir i Perëndisë mëshiromë mua mëkatarin),veçanërisht gjatë momentit të ngasjes sepse emri i Zotit si shpatë nxjerr dhe pret nga zemrat tona ngasjet e armikut.
Arma e dytë kundër ngasjeve të të ligut është përulësia.Kur na rrethojnë ngasjet dhe pasionet,të përulemi me gjithë zemër.Ta quajmë veten mëkatar duke thënë se ngasjet vijnë prej mëkateve dhe krenarisë sonë,dhe atëherë i ligu do largohet prej nesh sepse digjet prej përulësisë,lutjes dhe kreshmës.
Kungimi Hyjnor dhe heshtja janë pastrimi prej gjërave tokësore.