Asnjë ditë pa iu lutur Zonjës Hyjlindëse Mari
Jetonte dikur një njeri i mirë që quhej Agathonik, i cili që në moshë të vogël psalte përpara ikonës së Hyjlindëses këtë hymn:”Gëzohu o Hirplote,Hyjlindëse Virgjëreshë Mari.Zoti është bashkë me ty.E bekuar je Ti në mes të grave dhe e bekuar është pema e barkut tënd ,se linde Shpëtimtarin e shpirtrave tanë”.
Duke u shtuar detyrimet e jetës,filloi më rrallë të psalte hymnin e Zonjës Hyjlindëse derisa e ndaloi krejt.Por Perëndia Njeridashës,i cili nuk dëshiron vdekjen e mëkatarit,dërgoi në shtëpinë e tij një asket për ta pyetur përse e harroi hymnin e Hyjlindëses.Agathoniku iu përgjigj:
-“E ndalova sepse edhe pse e psalja për vite me radhë,nuk pashë asnjë të mirë”.
Atëherë asketi i tha :”Sill ndër mend o i verbër dhe mosmirnjohës sa herë të ndihmoi dhe të shpëtoi nga ngasjet kjo lutje! Kujto ,kur ishe akoma fëmijë si shpëtove nga mbytja çuditërisht!
Kujto kur kishe rënë në gropë dhe fëmijët e tjerë të gjuanin,ti dole nga gropa pa u lënduar! Kujto kur udhëtonit bashkë me shokun tënd mbi karocë.Të dy u rrëzuat ,ai theu këmbën por ti nuk pësove asgjë!
Nuk e di se shoku yt është akoma i munduar nga sëmundja ndërsa ti je i shëndetshëm dhe nuk ndien asnjë dhimbje?!
Dhe pasi i solli ndër mend gjithë këto ngjarje,në fund i tha:”Gjithë këto vështirësi dhe ngasje që erdhën në jetën tënde,u larguan prej mbrojtjes së Zonjës Hyjlindëse ,prej lutjes së vogël që ti i drejtoje ç’do ditë.
Vazhdo të lutesh për të ardhmen tënde me hymnin që i psalje dhe Nëna e Zotit tonë nuk do të të braktis kurrë”.
Agothoniku i dëgjoi këshillat e asketit të dërguar dhe nuk e la më kurrë lutjen.
Kështu edhe ne të mos lëmë të kaloj asnjë ditë pa iu lutur Zonjës Hyjlindëses,që të shpëtojmë nga ç’do rrezik dhe ngasje që na sjell jeta.
Përkthyer nga M. Vasili