/ Jeta Shpirtërore / Bëj bamirësi

Bëj bamirësi

Bëj bamirësi

 

“Ndërsa rri ulur në shtëpi, vjen i varfëri për të të shitur parajsën dhe thotë: Më jep bukë dhe merre parajsën .
Më jep një rrobë dhe merr mbretërinë e Qiellit.
Më jep pak lekë dhe merr gëzimin e Engjëjve..
Prandaj jepni pak bukë. Nuk ke bukë?
Jepni para. Nuk keni para?
Jepni rroba. Jepni një gotë ujë. Jepni një pjatë me ushqim. Jepni pak vaj. Jepini diçka. Vetëm jepni. Jepni dhe blini parajsën!
Vishni Krishtin që ai t’ju veshë në Ditën e Gjykimit. Mbuloje Atë në fytyrën e vëllait të zhveshur, që të të mbulojë edhe ty “në ditën e gjykimit”.
Oh, bamirësi e shenjtë! Ju jepni mëshirë dhe merrni mëshirë njëmijëfish herë më tepër dhe tani dhe gjithmonë!”

 

Shën Joan i Gojarti
Përkthyer nga M.Vasili

 

Bëj bamirësi