Në radhë të parë jemi të fituar sepse pa ngasje dhe pa përpjekje ndaj tyre,nuk mund të shpëtojmë dhe nuk mund të fitojmë kurorën. Pa ngasje dhe përpjekje shpirtërore nuk është i mundur shpëtimi i shpirtit tonë. “Largo ngasjet dhe asnjë njeri nuk ka për të shpëtuar”, thoshte një asket shkretëtire. Ngasjet na njohin nga afër me artin e luftës shpirtërore,na amortizojnë jetën,na ndihmojnë në ecurinë tonë shpirtërore. Ngasjet na rrisin besimin,na mësojnë dhe na “detyrojnë” të lutemi më tepër,të kemi zell për Kishën,për kreshmën dhe për meditim të materialeve shpirtërore. Ngasjet na çojnë më shpesh për rrëfim,për tu këshilluar dhe për të marrë Kungatën Hyjnore. Na bëjnë të përulur dhe na tregojnë sa të fortë dhe sa të dobët jemi. Ngasjet na shtojnë durimin,lutjen,lotët,përulësinë dhe besimin. Kjo është arsyeja,qëllimi dhe përfitimi nga ngasjet në këtë botë.
Marrë nga revista “Oshënar Filothei” Kosherja Ortodokse Selanik