a)Ushtrimi i parë është besimi.
Të kemi besim do të thotë të lihemi me gjithë zemër te Zoti ynë i dashur Jesu Krisht dhe të jemi gati të bëjmë gjithshka për dashurinë e Tij.”Besim” do të thotë t’i dorëzohemi tërësisht Perëndisë tonë.Le të themi shpesh në lutjet tona ”O Zot,forcoje besimin tim dhe dashurinë time për Ty.Ç’farëdo të më ndodh në jetë,të mos largohem kurrë prej Teje dhe mos të të mohoj kurrë”!
b)Ushtrimi i dytë dhe virtyt hyjnor-njerëzor është lutja dhe kreshma.
Këto virtyte duhet të bëhen metoda jete,mënyra jetese të të krishterëve ortodoksë.Këto dy virtyte,lutja dhe kreshma,të domosdoshme për shenjtërimin tonë,u dhanë nga Jesu Krishti ndaj dhe janë hyjnore dhe njerëzore.
Lutja dhe kreshma sjellin Hirin e Perëndisë në shpirt dhe e forcojnë për të qënë i fortë gjatë betejës me djallin.
c) Një tjetër virtyt hyjnor- njerëzor që duhet ta kemi patjetër,është dashuria.
Dashuria nuk duhet të ketë kufi.Dashuria nuk pyet kush është i keq dhe kush nuk është,kush të do dhe kush është armik.I krishteri i mirë i do të gjithë .Do miqtë dhe armiqtë,do mëkatarët dhe keqbërësit por jo veprat dhe mëkatet e tyre.Një dashuri e tillë është dhuratë Perëndie prandaj dhe duhet ta kërkojmë në lutjet tona nga Perëndia.Le të themi :” Zot Jesu Krisht,Perëndi i dashurisë,më jep dashurinë tënde që ta jap tek të gjithë”.