Cilat janë virtytet për ushtrimin e shenjtërimit? -Vazhdim
Virtyti i katërt është butësia dhe përulësia.
Vetëm njeriu me zemër të butë mund të qehtësoj zemrat e ashpra.
Të krishterë! Që të bëhemi të butë dhe të përulur në zemër,duhet të vendosim vërtet “butësi dhe përulësi në zemër”(Mt.11:29),d.m.thënë Zotin tonë Jesu Krisht.
Zoti Jesu Krisht përuli veten dhe u kryqëzua për ne.
Virtyti tjetër,hyjnor-njerëzor,sepse vetë Zoti na e mësoi,është virtyti i durimit.
Të durojmë ç’do të keqe,të durojmë shpifjet e të tjerëve dhe mos t’ia kthejmë të keqen me të keqe.
Le të dimë vëllezër se bota,bota mëkatare nuk mundet t’i duroj njerëzit e Perëndisë,ashtu siç nuk duroi dhe Zotin tonë.Mundimet e shoqërojnë të krishterin e vërtetë.Por i krishteri duhet të duroj pa u ankuar e pa u nevrikosur. Këto virtyte na dhuruan Shën e Premten,Shën Andonin,Shën Grigor Palamanë,Shën Grigor Patriarkun dhe gjihë Shenjtorët.Këto duhet të ushtrojmë edhe ne që të shenjtërohemi.Mënyrën e ushtrimit të saktë të virtyteve na e mëson saktë Kisha jonë.Jashtë saj nuk ka shenjtërim.
Përkthyer nga M. Vasili
Cilat janë virtytet për ushtrimin e shenjtërimit? -Vazhdim