Cilën rrugë të zgjedh për jetën time?
Një murg asket tregoi këto:
– Jetonte dikur një murgeshë e cila pati sukses të madh në drejtim të virtytit dhe të shpresëtarisë. Kur e pyeta pse iku nga bota dhe u bë murgeshë, ajo më tregoi jetën e saj: «Kur isha e vogël at, mbaj mend se babai im ishte njeri shumë i mirë dhe i butë. Merrej me bujqësi. Kishte pak fjalë dhe ata që s’e njihnin kujtonin se ishte memec.
Krejtësisht e kundërt nga babai im ishte nëna ime. Ishte kureshtare dhe merrej me thashetheme. Ishte kaq kureshtare sa donte të mësonte se ç’ndodhte edhe jashtë fshatit tonë dhe kaq llafazane sa që kurrë nuk e panë ta ketë gojën e saj të mbyllur. Përditë zihej kot së koti me njerëzit dhe thoshte fjalë banale, gjoja si shaka. Më të shumtën e kohës ishte e dehur dhe bënte shoqëri me burra të koruptuar. Pothuajse i harxhonte gjithë paret e shtëpisë për qejfe, sepse asaj ja kish ngarkuar babai im të merrej me ekonominë e shtëpisë. Megjithëse bënte një jetë të çthurur dhe të çrregullt, kurrë nuk e pash të sëmurë, as ndjeu ndonjëherë as dhimbjen më të vogël dhe trupin e saj e kishte gjithnjë të shëndosh dhe në formë.
Erdhi koha dhe babai im vdiq, pas shumë sëmundjeve shumëvjeçare që e mundonin tërë jetën. Ditën kur vdiq babai im, u ngrit nje erë e fortë, vetëtima, bubullima, sa luante vendi, binte shi i rrëmbyer edhe ne nuk guxonim të dilnim jashtë nga shtëpia. Kështu për tre ditë rrjesht e kishim babanë tonë të vdekur dhe të pavarosur brenda në shtëpi. Bashkëfshatarët tanë, duke parë që po përmbysej dynjaja, thoshin: «Bo bo sa e keqe e madhe jetonte ndërmjet nesh edhe ne s’e dinim. Ky njeri do ketë qenë armik i madh i Perëndisë, prandaj nuk lejon Perëndia as varimin e tij».
Por, ne që të mos fillojë kalbja e trupit, guxuam brenda një shiu të paparë, të shoqërojmë të vdekurin në vareza dhe ta varosim.
Që atëhere, pas vdekjes së babait, mamaja ime duke pasur liri më të madhe veprimi, u lëshua akoma më keq në jetën e saj të çthurur. Kaq shumë u zhyt në llum sa që e ktheu shtëpinë tonë në qendër paligjësish dhe shpërdoroi gjithë pasurinë tonë. Erdhi koha që edhe ajo vdiq e papenduar për paligjësitë që kish bërë. Farefisi im i bënë një varim të shkëlqyer dhe madhështor, me kurora dhe muzikë, kurse koha atë ditë ishte akoma më e pastërt dhe më e mirë.
Pas vdekjes së nenës time, isha atëhere 13 – 15 vjeç, një natë më erdhi një mendim. Cilën rrugë të zgjedh për jetën time? Të preferoj jetën e babait tim dhe të jetoj me modesti, thjeshtësi dhe mirësi? Por ai megjithëse jetoi në mënyrë shpresëtare, në ketë jetë asgjë nuk fitoi. Sëmundjet e mundonin, përbuzja e njerëzve e shoqëroi deri në varrin e tij. Nëqoftë se jeta e tij ishte e pëlqyeshme për Perëndinë, pse të provojë gjithë ato fatkeqësi? Si ishte jeta e mamasë time? Megjithëse nuk la gjë pa bërë në këtë jetë, asnjëherë nuk u sëmur. Pra, këtë jetë do ndjek edhe unë? Se është më mirë t’u besoj syve të mia se sa fjalëve të të tjerëve.
Me këtë vendim u shtriva për gjumë. Natën paraqitet para meje një njeri me përmasa gjigande dhe fytyrë të egërsuar. Më shikonte me zemërim dhe më pyeti me ton të rreptë: «Cili është vendimi i zemrës tënde»? Unë u trëmba kaq shumë sa as në fytyrë nuk guxoja ta shikoja. Ai më pyeti përsëri me insistim:
-Më thuaj pra, si vendose?
Kur më pa se pothuajse isha paralizuar nga frika, më rikujtoi ato që kisha menduar në darkë.
Unë që sapo erdha pak në vete nga frika ime, sigurisht që nuk mund ta kundërshtoja në ato që më thoshte, dhe fillova t’i lutem të më fali.
Ai, tani mjaft i butë më mori nga dora dhe më tha:
-Eja të shikosh se si janë babai dhe nëna jote dhe pastaj zgjidhe vetë rrugën që do maresh.
Pasi më nxori prej andej ku isha, më çoi në një kopësht të pafund, në të cilin ishin mbjellë pemë të ndryshme të bukura, plot me fruta të papërshkruara. Rrugës që po ecja me shoqëruesin tim, befasisht më takon babai im, më përqafoi dhe pasi më puthi me mall më tha:
-Bija ime e dashur.
Edhe unë e përqafova me mall dhe lutesha të më lenë të qëndroj edhe unë atje bashkë me babanë tim. Kur babai pa që unë po u lutesha të qëndroj atje, më tha me embëlsi:
-Tani bija ime nuk është e mundur të bëhet ajo që kërkon. Por nëqoftëse do të ndjekësh mënyren time të jetës, nuk do kalojë shumë kohë dhe do vish edhe ti këtu me mua.
Unë i lutesha të më mbajë atje, pranë tij, por engjëlli që më shoqëronte më tërhoqi nga dora duke më thënë:
-Eja tani të shikosh edhe mamanë tënde që të informohesh mirë nga vetë gjërat se cilën rrugë të leverdis të ndjekësh.
Pasi me udhëhoqi në një vënd shumë të erët, ku dëgjohej zhurmë dhe rënkime, më tregon një kamin të ndezur. Kamini kishte zjarr anë e mbanë dhe nga nxehtësia e madhe ziente dhe rreth tij qëndronin disa njerëz të shëmtuar dhe të tmerrshëm në pamje.
Tek po shikoja atë vënd të tmerrshëm, shikoj edhe nënën time të zhytur deri në qafë brenda në këtë kamin dhe krymba të panumuruara e kishin rrethuar dhe e hanin nga të gjitha anët. Nga dhimbja dhe nga frika dridhej, kurse dhëmbët e saj kërcisnin dhe e tëra tronditej. Sa ngriti sytë e saj dhe më pa, filloi të qajë me ngashërime dhe më tha: «Mjerë unë, bija ime. Dhimbjet e mia janë të padurueshme dhe torturat të pambaruara! Mjerë unë, fatkeqja. Për pak vjet kënaqësi trupore dhe mëkatare, sa tortura të tmerrshme i shkaktova vetës time? Për kënaqësitë e përkohëshme në jetë, torturohem tani në përjetësi. Bija ime, mëshiroje nënën tënde që siç më sheh digjem nga zjari dhe po më përpijnë egërsirat. Kujto, bija ime, që të dhash gjoks dhe të rita. Më jep dorën tënde dhe më nxirr prej këtej. Nuk mund të duroj më».
Unë isha e pavendosur dhe nuk guxoja t’i afrohem nënës time, nga frika e demonëve të egër. Por ajo përseri me lot në sy më lutej:
-Bija ime, ndihmomë, mos përbuz qarjet e nënës tënde. Mos me lerë këtu mua fatkeqen që tmerrësisht torturohem në këtë kamin, dhe më hanë vazhdimisht krymbat.
-Unë në atë moment nga simpatia për nënën time zgjata dorën që ta nxjerr nga ai ferr. Mirëpo sa preku dorën time zjarir, ndjeva dhimbje të madhe dhe fillova të bërtas dhe të qaj me ngashërim. Nga ulërimat e mia u zgjuan të gjithë sa flinin në shtëpi dhe erdhën me vrap në krevatin tim që të marrin vesh se ç’më ndodhi. Atëherë unë pasi erdha në vete, fillova t’u tregoj të gjitha sa pashë. Që nga ai moment vendosa përfundimisht që të jetoj si babai im. Uroj që të më bëjë të denjë Perëndia të takohem me të (me babanë), që të jetojmë bashkë me hirin e Perëndisë, përderisa vetë gjërat më informuan se cilat lavdi dhe ndere janë përgatitur për ata që preferuan shpresëtarinë dhe virtytin, dhe përkundrazi, cilat dënime të tmerrshme presin ata që ia kushtojnë këtë jetë pasionëve dhe kënaqësive të përkohëshme.
Botuar nga “KOSHERJA ORTODOKSE”
SELANIK