Cilin vyrtyt arite dhe erdhe në lavdinë e Parajsës?
Një herë, thotë libri Jerondiko, një murg u sundua nga dëshpërimi dhe merzitja në zemren e tij dhe për këtë shkoi tek një At i Shenjtë për t’u ngushëlluar. Ai Ati i çuditëshëm dhe Hyjprurës, pas fjalëve shpirtshpëtimtare që i tha, i tregoi në vazhdim këtë ngjarje zbuluese:
-Një herë në periudhën e Kreshmës së Madhe, rastisi të ngrihem më shpejt nga sherbesa e Mesnatës. Duke ngritur duart dhe sytë e mia drejt qiellit, lutesha për shumë orë rrjesht me lotë ne sy. Atehere, siç m’u duk, u rëmbye mëndja ime dhe e kaloi këtë qiell që duket dhe u gjet brënda në një qytet të madh me shumë banorë. Bukurinë e këtij qyteti nuk mund ta përshkruaj mendje njeriu siç duhet. Nuk mund të flasë për madhështinë dhe bukurinë e murëve të tij, për stolitë e shumta dhe të vyera që kishin dyert e tij, për pamjen e ndritur dhe të artë që kishte sipërfaqja e tij, për gjithë kombinimin e mahnitshëm dhe artin, mjeshtër dhe arkitekt i të cilit mendoja se vetem Perëndia mund të jetë.
Grumbujt e njerëzve ishin të panumuruar, ishin veshur me rroba të ndritura të llojeve dhe të ngjyrave të ndryshme, kurse në kokat e tyre kishin kurora të stolisura më djamande. Disa nga ato ishin të pastërta dhe të ndritura si kristali, disa të tjera ishin të arta dhe me gurë të çmuar dhe një pjesë tjetër me margarita.
Duke i parë të gjitha këto, unë, desha të pyes ndonjërin nga ata me kurora të arta, se çfarë veprash kishin bërë ata në jetën e tyre sa që u bënë të denjë të jetojnë në këtë qytet kaq të bukur dhe të mahnitshëm?
Iu afrova njërit pej atyre, uniforma dhe kurora e të cilit, ishte si rezet e arta të diellit dhe e pyeta:
-Cila është lartësia e vyrtytit tënd, vëlla, në botën e përkohëshme, që jetove dhe për të cilën u nderove kaq shumë këtu?
-Unë vëlla, m’u përgjigj ai, isha i varfër dhe i mjerë, i sëmurë dhe i dobët, i pamundur që nga mosha ime fëminore. Por, meqenëse e durova me falënderime këtë kamin të hekurt të varfërisë dhe mundimin shumëvjeçar të sëmundjes pa blasfëmi dhe të shara, u bëra i denjë nga Perëndia Njeridashës, pas vdekjes time, të jetoj në këtë lavdi dhe ndriçim që shikon.
Duke e lenë atë, erdha tek një tjetër, pamja e të cilit ishte e ndritur si ylli polar, kurse veshja e tij ishte e stolisur me margaritarë dhe gurë të tjerë të çmuar. I bëra edhe atij të njëjtën pyetje dhe m’u përgjegj:
-Unë vëlla, isha murg në jetën e përkohëshme dhe deri në fund të jetës time mbi tokë punova mirë në drejtim të mundimeve asketike duke pritur me durim ngasjet dhe dëshpërimet e asaj jete. Mirëpo në plaqërinë time, u munda nga mendimet e djathta, dhe u dorëzova Episkop. Dhe përseri me frikën hyjnore e qeverisa mirë kopenë (kristjanët e mi) time, detyrat e mia kryeeratike i kreva më së miri dhe erdha siç e shikon, me hirin e Perëndisë Njeridashës, këtu në këtë gëzim dhe kënaqësi të pafund. Por nëqoftëse do i isha larguar ofiqit të kryepriftërisë, dhe do i isha shmangur lavdisë së botës së përkohëshme do isha sot edhe unë gjithë dritë dhe do shkëlqeja si dielli, si ai vëllai me të cilin fole pak më parë.
Pas këtij vajta tek një tjetër që kishte kurorë të argjendtë, fytyra e tij ishte e ndritur dhe e gëzuar kurse veshja e tij e bardhë si bora. E pyeta se cilin vyrtyt ariti në botë dhe më tha:
-Unë, vëllai im, isha njeri laik dhe i thjeshtë në jetë edhe me djersën e ballit i siguroja të domosdoshmet për të jetuar, siç porositi Perëndia. Kur arita në moshë për t’u martuar, u martova dhe bëra edhe fëmijë, ato që më dha Perëndia, dhe në gjithë jetën time, tjetër grua nuk njoha përveç times. Duke jetuar me hirin e Perëndisë nuk i rashë në qafë asnjëriu, asnjeriu nuk i bëra padrejtësi, as dëshpërova dhe as ofendova njëri. Mëshirë kam bërë sipas mundësive të mia, nga Kisha dhe nga Misterët e saj të Shenjta kurë nuk mungova, dhe me frikë Perëndie dhe dashuri për njërëzit e kalova gjithë jetën time. Prandaj pas ndarjes së shpirtit tim nga trupi, shpirti im erdhi dhe prehet këtu në këtë vend që më shikon tani bashkë me të drejtët.
Kur e mbarova bisedën edhe me këtë, vajta në dy të tjerë, njëri prej të cilëve kishte kurorë të hekurt kurse tjetri të bronxtë dhe pamja e tyre ishte fiziologjike siç janë gjithë njerëzit në botë. Veshja e tyre ishte në gjendje të mesme domethënë as shumë të pistë e as fare të pastërt, por robat e tyre dukeshin si të ishin të lara. I pyeta ç’bënin në jetën e tyre dhe m’u përgjigjen:
-Ne vëlla ishim të praptë në jetën tonë dhe shumë mëkatarë; nuk lamë asnjë mëkat pa e bërë. Meqënë se nuk i linim me të mirë mëkatët tona, erdhi vdekja dhe na preu si pemet shterpë, edhe na hodhi në zjarin e përjetëshëm. Por në momentin e vdekjes tonë vumë ndërmend dhëmshurinë e madhe të Perëndisë dhe fjalët që thotë; se nuk e do vdekjen e mëkatarit, deri sa të kthehet përseri dhe të rojë, ramë në pendim të vërtetë me zemër të dërmuar dhe me rëfimin gjetem shërimin e shpirtit tonë. I premtuam atehere Perëndisë, me gjithë forcën e shpirtit tonë, se do t’i lemë plotësisht mëkatët dhe kurë nuk do bëjmë më.
Me premtime të tilla forcuam pendimin tonë tek Perëndia, duke iu lutur së Tërëshenjtës, dhe shenjtorëve që të na ndihmojnë në realizimin e vendimit tonë, që të mos kthehemi përseri mprapa. Si të ta tregojmë, vëlla, dhëmshurinë e pakufijshme të Atit tonë Qiellor, që tregoi jo vetem për ne, por për gjithë mëkatarët sa që edhe në orën e njëmbëdhjetë na bëri thirje për pendim, siç veproi edhe me vjedhësin mbi kryq!
Këto fjalë ngushëlluese më thanë vëllezërit, të cilët mëgjithëse ishin shumë mëkatarë, duke ja pasur frikën ferrit dhe duke shpresuar tek Dhëmshuria Hyjnore, u pastruan me lotët e pendimit dhe hynë në vëndet e prehjes së përjetëshme».
Këto më tha ai At i Shenjtë dhe pastaj duke ulur kokën e tij, rënkoi nga zemra e tij. Atehere unë u mendova: «Mjerë unë dhe vëllezërit e tjerë mëkatarë! Nëqoftëse ky At i Shenjtë që u bë i denjë të shikojë kaq gjëra të çuditëshme të botës tjetër, dhe megjithatë rënkon thellë, sa duhet të rënkoj dhe të qaj unë për mëkatët e mia?
|