Dashuria e krishtere
Kur unë kam bukë për të ngrënë, ju nuk keni dhe unë do t’ju jap nga buka ime juve që nuk e keni, duke treguar daahurinë time për ju. Nëse unë ha të gjithë bukën vetëm dhe ju jeni të uritur, çfarë do tregoj ?Do tregoj se dashuria që kam për ty është e rreme.
Unë kam dy gota verë për të pirë, ju nuk keni dhe nëse e ndaj atë me ju, atëherë unë ju tregoj se sa shumë ju dua. Por nëse nuk jua jap, është thjesht dashuri e shtirur.
Kur dikush eshtë i trishtuar, nga humbja e njeriut tyre të dashur, dhe unë vij të të ngushëlloj, atëherë dashuria ime është e vërtetë. Por nëse ti qan dhe vajton dhe unë ha, pi dhe kërcej, dashuria ime është e rreme.
A e doni atë fëmijë të varfër? Nëse e do, merri një këmishë të vishet dhe ai të lutet edhe për shpirtin tënd.
A nuk është kështu të krishterët ?
Me dashuri të rreme, ne nuk shkojmë në parajsë.
Shën Kozmai
Përkthyer nga A.Marini
Dashuria e krishtere