/ Jeta Shpirtërore / Dashuria për Perëndinë

Dashuria për Perëndinë

Dashuria për Perëndinë

 

Ai që fitoi dashurinë e përkryer për Perëndinë, në këtë jetë jeton sikur të mos ekzistojë.Eshtë i huaj për tokësoret dhe pret me padurim të përjetëshmet. Ai është i ndryshuar i gjithi nga dashuria e Perëndisë dhe nuk robërohet nga asnjë lloj lidhje tjetër.

Ai që do veten e tij nuk mund të dojë Perëndinë. Ai, i cili për hir të dashurisë së Krishtit,nuk e do veten e tij, ai do Perëndinë.

Ai i cili e do me të vërtetë Perëndinë e quan veten e tij të huaj dhe kalimtar në këtë jetë. Dhe kjo sepse duke u përpjekur që ta bashkojë mendjen dhe zemrën me Perëndinë, i përkushtohet vetëm Atij.

Shpirti që dashuron me gjithë fuqinë Perëndinë, madje edhe atëhere kur ndahet nga trupi,nuk do të trembet nga Zotëruesi i qiellit. Do të fluturojë me ëngjëjt si nga një vend i huaj drejt në atdheun e tij qiellor.

 

Fragment nga libri SHEN SERAFlMI I SAROV

Botuar nga «KOSHERJA ORTODOKSE»

Dashuria për Perëndinë