Forca e besimit
Kur beson tek njerëzit je i dobët, por kur ke besim te Zoti je i fortë. Mbështetu te Zoti dhe e gjithë fuqia e Tij do të jetë me ty. Rrëfeje dobësinë tënde para Tij dhe Ai do të dërgojë Hirin e Tij të Plotfuqishëm. Vetë apostulli na e vërteton këtë , me shembullin dhe me përvojën e tij duke thënë: “Sepse kur jam i dobët, atëherë jam i fortë.”
Shën Nikolla Velimiroviç
Përkthyer nga A.Marini