Forca Hyjnore
Në një muze vumë re një pikturë në të cilën paraqitet një fëmijë i ciltër,i cili me dorën e tij fëminore,shkruante një seri me numrin zero.
Sipër dorës së tij,një dorë ëngjëlli që shton para zerove numra të tjerë duke i dhënë vlerë të lartë serisë me zero.
Piktori na shpjegon:-Rreshti me zero simbolizon përpjekjet njerëzore të cilat marrin vlerë pasi u shtohet “faktori Hyjnor”.
Dhe ka shumë të drejtë piktori në këtë rast.
Përpjekja njerëzore,për suksesin e c’do vepre,duhet të lerë mundësinë për ndërhyrjen e “faktorit Hyjnor”.
Një rresht prej zerosh është përpjekja njerëzore pa praninë e Forcës Hyjnore.Dhe vecanërisht ata që përpiqen në jetën shpirtërore.Nëse duan të kenë sukses,mos të mënjanojnë “faktorin Hyjnor”.
Përkthyer nga A. Marini