/ Jeta Shpirtërore / Gjithë mëkatet e tua u falën

Gjithë mëkatet e tua u falën

 Gjithë mëkatet e tua u falën

 

Një i ri shpresëtar shkoi në vendet e shenjta për t’u bërë murg. Vizitoi shumë vende të ndryshme faljeje, qëdroi mjaft ditë në malin e ullinjve për lutje dhe shpirti i tij u mbush me frymë të dërmituri dhe dashuri hyjnore. Pastaj u kthye në Jeruzalem dhe rrëfeu të gjitha mëkatet e tij tek Patriku dhe iu lut që t’i vinte dënim të rëndë. Por hierarku, i cili nuk po shihte ndonjë arsye serioze për dënim, duke u mrekulluar nga përulësia e të riut i tha: 

Nuk është e drejtë, biri im, të të dënoj unë kur të ka falur Perëndia i Tërëmirë. Por i riu, i cili e konsideronte veten e tij shumë mëkatar, ngriti një kasolle në Malin e Ullinjve, u mbyll brenda në të dhe kaloi zinxhirë të rendë tek këmbët dhe tek qafa e tij. 

Kush t’i vuri zinxhirët, vallë? – e pyesnin kalimtarët. 

Kryezoti, për krimet e mia, – u përgjigjej ai duke qarë. 

Madje njerëzit që e panë dhe folën me të, kishin besuar se ai ishte me të vërtetë kriminel. Kaluan vite. I riu vazhdonte të mbante me durim hekurat  e rëndë mbi trupin e tij. Derisa një ditë u paraqit përpara tij një ëngjëll hyjnor.

Nuk duhem më këto, – i tha ëngjëlli dhe i tregoi zinxhirët, – të gjitha mëkatet e tua u falën. Dhe menjëherë, hekurat e rëndë ranë përtokë dhe trupi i të riut u çlirua.

Kush t’i zgjidhi tani vargojtë, – e pyesnin tani kalimtarët.

Ai që më zgjidhi edhe mëkatet, – u përgjigjej me gëzim vëllai. Dhe pas pak ditësh ndërroi jetë. 

 

Marrë nga libri “Histori të ndryshme shpirterore “

 

Gjithë mëkatet e tua u falën