Hesht dhe qetësohu
Fjalëshumti – llafazani edhe sikur të jetë orator shpirtërisht nuk përparon. Marrja me fjalë dëbon nga zemra e tij vajtimin që gëzon. Të flasësh vetëm kur do të thuash diçka më të madhe se heshtja.
Ai që do të imitojë Zotin e qetë dhe të urtë, duhet të dashurojë heshtjen e bekuar. Atëhere vetëm do të mundet që të përmendë pa ndalim emërin e Tij të Tërëshenjtë dhe të bëjë vepër vazhdimisht vullnetin e Tij “me gjithë shpirtin” e tij dhe me dëshirë të shenjtë. Që të përfitosh heshtjen dhe qetësinë në zemrën tënde, shmagiu mendimeve të tepërta për jetën e përditëshme. Kështu do të shpëtosh dhe do t’iu bashkohesh ëngjëjve. Ta dish shkakun për të cilin heshtën. Nëse p.sh me gjuhë heshtën dhe me mendje gjykon, nuk të ndihmon një heshtje e tillë. As sërish nuk të ndihmon të heshtësh dhe në zemrën tënde të mbretërojë melankolia dhe dëshpërimi.
Një asket, agjërues i madh tha: “Atë ditë që do të shkel pa arsye heshtjen e bekuar, nuk mundem as dhe atë vetë rregullin e agjërimit tim ta ruaj ashtu siç duhet”.
Për heshtjen, që më pyet, duhet ta dish që ajo nuk lidhet vetëm me heshtjen e gjuhës, por kryesisht me atë të mendimeve. Nëse dmth hesht gjuha jote, por mendimet e tua gjykojnë dhe dënojnë të tjerët, e po! Atëhere ajo nuk është heshtje! Është shkruar diku: “Mund të flasësh të gjithë ditën por brenda teje të kesh një heshtje të bekuar, sepse nuk thua ato që nuk shkojnë. Mund dhe të heshtësh të gjithë ditën, por të mos ruash heshtjen e pëlqyer nga Zoti, sepse mendimi yt përgojos dhe gjykon”.
Thoshte dikush: “ Mgjth se shpesh herë u pendova sepse fola, por kurrë nuk u pendova kur heshta.” Dhe unë të këshilloj të flasësh vetëm kur do të thuash diçka që është me mirë se heshtja!
Por ekziston heshtja e mirë, ekziston dhe ajo e keqe. Heshtja e mirë është e përulura, e brendshjma, ajo që shoqërohet nga lutja dhe mbush shpirtin me gëzim. Heshtja e keqe është ajo që shoqërohet nga lavdia, mërzia, dëshpërimi. Fjalë e mirë është ajo që thotë drejt ato sa janë të nevojshme. Fjalë e keqe është përgojosja, shakaja, lajkatimi, hipokrizia, shpifja dhe të gjitha ato sa ngjasojnë me sa thamë. Duhet pra të fitojmë “mendje Krishti” (1 Korinthianët 2:16), në mënyrë që të dallojmë kur duhet të flasim dhe kur duhet të heshtim.
Jerond Gjerman Stavrovounioti,
Përktheu i padenji
Th Bambulla (Teolog – Psikopedagog)
Hesht dhe qetësohu