Hidhërimi
Kur hidhërimi skllavëron shpirtin e mbush atë plot dhimbje dhe mërzitje. Nuk e lë të studioj dhe të lutet me ngrohtësi. Gjithashtu e privon nga butësia, dashamirësia dhe shoqërimi me vëllezërit duke e bërë që të mos ketë dëshirë për bisedë me të tjerët. Hidhërimi e dërrmon dhe e poshtëron njeriun.
Kur shpirti mbushet me hidhërim fillon të bëjë gjëra të pallogjikshme. Njeriu kur ndodhet në këtë gjendje nuk mundet as të dëgjojë të tjerët dhe as të durojë që ti bëjnë pyetje e të përgjigjet qetësisht.
Ai u shmanget të tjerëve, sikur të kenë ata përgjegjësi për gjendjen e tij dhe s’mund ta kuptojë arsyen e sëmundjes së vet.
Hidhërimi është një krimb në zemër që ha edhe vetë nënën që e lindi.
Murgu i hidhëruar nuk mund të lëvizë mendjen drejt teorisë dhe nuk mundet kurrë të bëjë lutje të pastër.
Ai që fitoi mbi pasionet ai e mundi hidhërimin. Por ai që mundohet nga ato nuk mund ti shmanget prangave të hidhërimit. Ashtu sikurse një i sëmurë kuptohet se është i tillë nga ngjyra e fytyrës së tij, kështu edhe ai që është i skllavëruar nga pasionet karakterizohet nga hidhërimi.Ai që do botën është e pamundur që të mos hidhërohet. Por ai që e përbuz atë, është gjithmon i gëzuar.
Fragment nga libri SHEN SERAFlMI I SAROV
Botuar nga «KOSHERJA ORTODOKSE»
Hidhërimi
.