Hiri i Perëndisë
Trishtimi është gjë e keqe. Por pas tij, pas dhimbjes, pas trishtimit, pas sprovës, fshihet bekimi i Zotit, fshihet rilindja, rigjenerimi i njeriut dhe i familjes.
Pothuajse të gjithë ia detyrojnë kthimin e tyre një prove. Duke menduar se gjithçka po shkon mirë ,humbin fëmijën dhe vajtojnë e vuajnë.
Pastaj vjen hiri i Zotit dhe mbizotëron!
Dhe njerëzit janë në paqe dhe i afrohen kishës, i afrohen rrëfimit, i afrohen atit shpirtëror.
Për hir të fëmijës ata shkojnë në kishë, dhimbja i bën ata të kërkojnë, të luten për prehje dhe të ndjekin jetën liturgjike.
At Efrem i Manastirit të Shën Filotheit
Përkthyer nga N.Ikonomi