Historia e një gruaje mëkatare
Një prift nga Beligradi na tregon historinë e një gruaje që punonte në rrugët e Beligradit.
Një pasdite para se të errësohej endej nëpër rrugët e qytetit për të gjetur klientë.Kur ishte duke kaluar pranë një lulishteje
shikon një burrë që po varte veten në litar.Gruaja pa u menduar kapërceu gardhin,nxorri nga xhepi thikën dhe e preu litarin.
Filloi ti bëj masazh në krehëror për ta ndihmuar të marrë frymë dhe e shpëtoi nga vdekja.Kur u përmend ai i tha:
“Përse më shpëtove? Unë nuk kam mundësi të jetoj.Jam aq i varfër sa nuk kam as të ushqehem,prandaj doja ti jepja fund kësaj jete”.
Gruaja nxorri nga xhepi lekët që kishte dhe ia dha duke i premtuar se do e ndihmonte deri sa të gjente punë.
Vazhdoi kështu punën e saj duke i dhënë çdo ditë të varfërit lekë nga fitimet e ditës.Pas gjashtë muajsh gruaja u sëmur rëndë.
I prunë një prift,të cilit gruaja iu drejtua me këto fjalë “Ëngjëjt e Perëndisë!Përse erdhët tek unë?Nuk e dini sa e ndotur
dhe mëkatare jam unë?”. Pas pak thirri përsëri”Zot Jesu Krisht,erdhe tek unë mëkatarja?Cila ishte arsyeja që u denjësova
unë e padenja për këtë?Vetëm se shpëtova atë njeriun e varfër nga vdekja?Mjerë unë e padenja!Sa e madhe është mëshira e Perëndisë!”.
Duke thënë këto fjalë,dha shpirt dhe fytyra i shkëlqeu si drita e qiriut.
Ja çfarë do të thotë të shpëtosh shpirtin e një njeriu.Ja se si një vepër mëshire kushtuar dikujt,mbulon shumë mëkate!
Shën Nikolla Velimiroviç
Përkthyer nga M.Vasili