/ Jeta Shpirtërore / Këmbëngulje dhe

Këmbëngulje dhe

Këmbëngulje dhe

 

Zakonisht njerëzit entuziazmohen lehtë,por në përpjekjet e tyre nuk janë të vendosur deri në fund.Përballë vështirësive humbasin durimin,nervozohen,i duan të gjitha gjërat t’i kenë menjëherë.Kjo mungesë e rezistencës dhe e qëndueshmërisë,i bën shumë të rinj që ta nisin mirë udhëtimin e jetës së tyre,por pastaj mbeten në gjysmën e rrugës së virtytit.Duhet të nxisim vazhdimisht veten tonë me mendime e gjykime të përshtatshme,me mesazhet e duhura,të cilat mund t’i shkruajmë diku dhe t’i mbajmë në vendin tonë të punës bashkë me studimin e jetës së Shenjtorëve.
Shumë njerëz të mëdhenj të historisë përparuan në këtë mënyrë.E mbi të gjitha,le ta përqendrojmë tërë vëmendjen tonë te Krishti dhe le të jetojmë me Hirin e Tij për të vazhduar me këmbëngulje e qëndrueshmëri  përpjekjen tonë shpirtërore.
“Të gjitha mundem t’i bëj me anë të Krishtit që më fal fuqi”.
Le t’i themi me besim:”O Zot,Ti i njeh dëshirat e mia,unë dua të eci në rrugën Tënde,por Ti i shikon vështirësitë e mia nga ambienti që më rrethon,dhe nga i ligu.Ndihmomë në shqetësimet e jetës së përditshme.Forcomë,që me durim të mund të vazhdoj atë që kam nisur”.

 

Prof.Dr Anastasi,Kryepiskop i Tiranës,Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë.
Fragment nga libri :Udhëtim shpirtëror

 

Këmbëngulje dhe