Këshillat e një murgu
Një murg këshillon kështu: kur shikon dikë që është duke mëkatuar,
thuaj menjëherë: “i mallkuar je satana” sepse ky njeri nuk ka faj.
Dhe ruaje zemrën tënde nga gjykimi i vëllait
sepse në të kundërt Shpirti i Shenjtë do largohet prej teje.Dhe mendo se ashtu
siç u mposht vëllai im nga i ligu kështu mund të pësoj edhe unë.
Kërko ndihmën e Perëndisë dhe tregohu i mirë me këdo që mëkatoi.
Sepse askush nuk dëshiron që të mëkatoj përpara Perëndisë por i gënjen i ligu.
Mos e gjyko imoralin nëse ti je i pastër sepse në këtë mënyrë e shkel edhe
ti urdhëresën.Ai që tha “mos jini imoral”, tha gjithashtu edhe” mos gjykoni të tjerët”.
Një murg i thotë At Pimenas:Kur shoh një vëlla që ka mëkatuar,nuk dua ta fus
në qelinë time,por kur takoj një vëlla shëmbullor,ndiej kënaqësi kur qëndroj dhe bisedoj me të.
-“Nëse murgut të virtytshëm i bën një të mirë,vëllait mëkatar dyfishoja të mirën, sepse ai është i sëmur”, iu përgjigj At Pimena.Kështu do të tregoj edhe për ty Perëndia mëshirë.
Përkthyer nga M.Vasili