/ Jeta Shpirtërore / Kini kujdes vëllezër të kujtoni orën e vdekjes tuaj!

Kini kujdes vëllezër të kujtoni orën e vdekjes tuaj!

Kini  kujdes  vëllezër  të  kujtoni orën  e  vdekjes  tuaj!

 

Ngjarjen që do t’ju tregoj, e gjeta të shkruar në një libër të shkruar me dorë në një nga Manastirët e Malit të Shenjtë dhe ja tregon autorit, infermjeri i atehershëm i Manastirit, Kirilli.

«Në vitin 1918 kisha në spital vëllanë, At Isikion, origjina e të cilit ishte nga Epiri, dhe vdiq në moshë 58 vjeç. Kur u afrua ora e vdekjes së tij, mjaft vëllezër i qëndruan pranë dhe e ngushëllonin, ai rënkoi thellë dhe tha këto fjalë që dilnin nga thellësia zemrës së tij:

«Kini kujdes, vëllezër, gjithmonë kudo që të jeni të kujtoni orën e vdekjes, sepse po ta kujtoni do t’ju shkaktojë frikë dhe nëqoftëse si njerëz mëkatuat keni kohë për t’u rëfyer edhe t’ju falën mëkatet. Unë i mjeri, nuk e kujtoja vdekjen edhe shumë mëkate kam bërë dhe nuk jam penduar siç duhej të bëja që të më falëshin. Ja, pra tani ju dorëzova dragoit, dhe pak e nga pak më përpin; tani ka aritur deri në mesin tim…» Dhe duke thënë këto me të qara dhe i dëshpëruar, dorëzoi shpirtin e tij tek i ligu.

Infermjer, Kirilli, tregon edhe këtë ngjarje: « Edhe një vëlla tjetër, i quajtur Andon, kur iu afrua ora e vdekjes së tij, ishte shumë i trëmbur dhe i tronditur, sa që nuk qetësohej fare në krevatin që e kishim. Përfundimisht nga frika dhe tmerri i tij i madh, u fut nën krevat, duke kujtuar se atje do shpëtonte nga demonët. Atje, nën krevat, e gjetëm që kish dorëzuar shpirtin e tij, në Shkurt të vitit 1916.

 

 

Marrë nga libri: Tregime nga jeta tjetër

Kosherja Ortodokse Selanik

 

Kini kujdes vëllezër të kujtoni orën e vdekjes tuaj!