Kontrolli i shpirtit nga doganat ajrore pas ndarjes së tij nga trupi
Këtë vizion e pa murg Grigori,i cili ishte nxënës i Shën Vasilit,të riut që festohet nga kisha
jonë në 26 Mars. Në atë kohë jetonte në Konstandinupojë, Ati i tij Shën Vasili, dhe një grua shpresëtare,shërbëtore dhe nxënëse e shenjtorit, që quhej Theodhora, e cila kishte vdekur.
Grigori kishte ankth të madh për shpirtin e Theodhorës, nëse shpëtoi dhe i lutej Shën
Vasilit që t’i thotë diçka. Me të vërtetë e vizitoi një ditë shenjtori, dhe i tha me buzëqeshje:
-Do biri im të shikosh Theodhorën?
-Si ka mundësi, At i thash, që të shikoj Theodhorën e cila ka kaq kohë e vdekur dhe gjendet
tani në jetën tjetër?
-Sonte do ta shikosh – i tha Shenjtori.
Natën, në gjumë, thotë murgu Grigor, shikoj një të ri që më thotë:
-Eja të shkosh me Atin tënd tek Theodhora.
Unë atëherë kujtova se u ngrita dhe shkova në qelinë e Atit tim, nuk e gjeta atje dhe duke
dalë jashtë, vrapoja për të shkuar tek e Terëshenjta. Befasisht u ndodha në një vend
të ngushtë dhe gjithë malore ku u ngjita dhe arrita përpara një dere që ishte e mbyllur. Nga
një e çarë e vogël pashë brenda dy gra që bisedonin edhe i pyeta:
-I kujt eshtë ky pallati i bukur?
Njëra më tha se është pallati i At Vasilit, i cili para pak kohe ishte këtu që të
vizitojë bijtë e tij shpirtërorë.
Unë duke dëgjuar këto u gëzova dhe i thashë se edhe unë bir i tij shpirtëror jam dhe iu luta të
më hapë derën që të hyj brenda.
-Ti nuk ke ardhur herë tjetër këtu – më tha ajo- dhe as të njohim,prandaj shko,largohu prej
këtej sepse pa lejën e zonjës Theodhora nuk mund të hyjë asnjëri këtu.Këto pallate janë të
Oshënarit,Atit tonë Vasil dhe ia fali të gjitha Theodhorës.
Unë kur dëgjova emrin Theodhora, mora më shumë guxim dhe fillova të trokas dhe të bërtas.
Atëherë më dëgjoi Theodhora nga brenda dhe u tha grave që të më hapin derën.Kur hyra
brënda më përqafoi dhe më pyeti:
-Kush të pruri këtu zoti im Grigor? Mos vallë ke vdekur dhe u bëre i denjë të vish në këtë
vend dhe në këtë jetë të lumur?
-Unë duke mos ditur se shikoja vizion i thash:- Zonja Theodhora nuk kam vdekur por gjendem
akoma në jetën e përkohëshme. Por me uratat e Oshënarit dhe Atit tonë arrita këtu që të shikoj në
ç’gjendje je, si kalove demonët inakë ajrore dhe si durove dhunën dhe dhimbjet e vdekjes.
-I dashur biri im Grigor -më tha ajo – dhimbjet në vdekjen e trupit tim dhe ndarjen e shpirtit
tim nga trupi, po t’i krahësoj me një njëri të gjallë që hidhet lakuriq brënda në zjar, që digjet dhe
tretet me ngadalë deri sa të largohet shpirti i tij nga trupi. Kur jepja shpirt shikoja rreth krevatit
tim shumë njerëz të zinj që më sulmonin dhe shtrengonin dhëmbët e tyre kundër meje duke nxjerë
klithma të ndryshme kafshësh.Ngado që t’i ktheja sytë e mi ata më dilnin përpara dhe pamja e
tyre ishte më e keqe edhe se vetë ferri.
Papritur,brënda kësaj vuajtjeje shikoj dy të rinj me rroba të bardha që qëndruan në krah të
djathtë të krevatit tim dhe me ton të rreptë dhe serioz u thoshin zezakëve:
-Demonë të padrejtë dhe të qelbur, pse vini në vdekjen e njerëzve dhe i tronditni me
budallallëqet dhe me zërat tuaja të egër? Por mos u gëzoni shumë se shpejt do ikni të turpëruar.
Demonët prunë përpara meje të gjitha veprat e mia që nga mosha ime fëminore, këto ose ishin
mëkate me fjalë ose me vepra, duke thënë se nuk jam penduar për to. Pastaj erdhi një tiran i
trashë dhe barbar që i ngjante një luani të egërsuar dhe kur e pashë më zuri frikë e madhe.
Dy ëngjëjt që gjithmonë qëndronin pranë krevatit tim,i thanë:
-Zgjidh zinxhirët e trupit dhe mos i jep këtij shpirti shumë dhimbje sepse nuk ka shumë
mëkate.Më mbushi ai një gotë me pije, të cilën dashur pa dashur e piva.Ishte kaq e hidhur dhe
pa shije sa që duke mos duruar hidhërimin, doli shpirti nga trupi im dhe e morën ëngjëjt me vete
dhe e ngjitën në qiell. Atëherë pashë trupin tim që dërgjej në tokë dhe habitesha! Habitesha sepse
nuk e dija që ndodhin gjithë këto në dekjen e njeriut të shkretë.
Megjithëse më mbanin ëngjëjt, na rrethuan demonët e egër,duke u thënë ëngjëjve me zë të lartë:
– Ky shpirt ka shumë mëkate të shkruara dhe duhet të na jepni përgjigje për të gjitha ato.
Atëherë ëngjëjt analizonin se çvepra të mira kam bërë në jetën time dhe i paraqitnin, sepse
edhe unë e varfëra kisha bërë pjesën time. Demonët që dëgjonin veprat e mia të mira nuk u vinte
mirë dhe kacafyteshin me ëngjëjt që të më rrëmbenin nga duart e tyre.
Pastaj pash atin tonë të Shenjtë Vasilin, i cili u tha engjejve:”Zotërinjtë e mi, ky shpirt ka bërë
shumë shërbime për mua dhe më ndihmoi në pleqërinë time. Prandaj iu luta Perëndisë edhe ma
fali dhëmshuria e Tij e pakufijshme. Pasi të keni bërë ç’është e dobishme për këtë shpirt, të ma
sillni në banesën time qiellore që më ka pregatitur Perëndia, për të banuar me bijtë e mi shpirtërorë”.
Kështu ai iku dhe ëngjëjt fluturuan lart me krahët e tyre të arta dhe duke më mbajtur
ngjiteshim drejt Lindjes. Gjatë rrugës tonë takonim doganat e ndryshme demonike, prej të cilave
duhet të kalojë shpirti për t’u analizuar për veprat e tij.Dhe e para është:
1) Dogana e kritikës(gjykimit)
Takuam një grup demonësh të zinj që midis tyre kishin kryetarin e tyre.Më beso biri im
Grigor, dëshmitari im është Perëndia, demonët më thanë emrat e gjithë atyrëve që kam kritikuar,
orën dhe omentin që i kritikova, fjalët që hosha kundër tyre dhe kërkonin të më dënojnë.E
vërteta është se në shumë raste shpifnin nga dinakëria e tyre. Unë ndoshta i kam thënë ndonjërit
ndonjë fjalë, por ja kam thënë nga dashuria, për ta korrigjuar, kurse demonët m’i paraqitnin si
gjykime dhe u kërkonin llogari ëngjëjve.Ëngjëjt u përgjigjeshin me të vërtetën dhe me
ndërmjetimet e Atit tonë të Shenjtë At Vasilit, dhe ikëm nga ata.
Marrë nga libri “Tregime nga jeta tjetër”