/ Jeta Shpirtërore / Kontrolli i shpirtit nga doganat ajrore pas ndarjes nga trupi -Vazhdim

Kontrolli i shpirtit nga doganat ajrore pas ndarjes nga trupi -Vazhdim

Kontrolli i shpirtit nga doganat ajrore pas ndarjes nga trupi -Vazhdim

 

2)  Dogana  e  sharjes   
Në  këtë  doganë  kaluam  pa  probleme, falë  edhe  uratave  të  Atit  të  Shenjtë  At  Vasilit. Ëngjëjt duke  u  ngjitur  thoshin  ndërmjet  tyre: «ndihmë    të  madhe   gjeti  ky  shpirt  nga  shërbëtori  i  Perëndisë Vasili», se  përndryshe  do  kishim  probleme  të  mëdha në  këto  dogana.

3)  Dogana  e  gënjeshtrës           
Në  këtë  batalion  ishte  një  turmë  demonësh, fytyrat  e  të  cilëve  ishin  shumë  të  shëmtuara  dhe  të urryera.  Kur  na  panë, prunë   të  egërsuar  dokumenta  se  gjoja  shumë  herë, kryesisht  në  moshën  time fëminore, kam  thënë  gënjeshtra  dhe  kam  fshehur  të  vërtetën. Bile, paraqitën  kohën, vëndin, fjalët  që thashë  edhe  përsonat  më  të  cilat  fola. Por  ëngjëjt  thoshin  të  vërtetën  për  veprat  e  jetës  time, per pendimin, lotët  dhe  lutjet  që  bëja  dhe  kështu  me  uratat  e  Atit  tim  të  Shenjtë  At   Vasilit, kaluam edhe  nga  kjo  doganë. 
  
4) Dogana  e  zemërimit  dhe  e  inatit        
Këtu   ishte   një   mbledhje   shumë   demonësh, ku   kryetari   i   tyre   rinte   në   mes   i   egërsuar, dhe urdhëronte  të  tjerët  me  ton  të  egër dhe  të  reptë  në  një  gjuhë  të  pakuptueshme  për  ne. Më  morën  në  shqyrtim, jo  vetem  kur  nxehesha  dhe   zemërohesha  me  inat     dhe  ligësi  ose  edhe  me  shikim  të egër  kundër  tjetrit, por  edhe  kur  dënoja  dhe  nxehesha  me  fëmijët  e  mi  edhe  fjalët  e  rënda që  u thosha  çdo  herë. Bile  edhe  nëqoftëse  ndonjëherë  kisha   frikësuar  ndonjërin  ose  kisha  armiqësi   ose urrejtje   dhe  ndahesha e  pakënaqur, të  gjitha  këto  m’i  thoshin  me  detaje.  Atë  sjellje  dhe  edukatë  që kisha  unë   me   të  tjerët, po  ato  figura
    bënin  edhe   ata. Bile, na   thanë   emrat  e  njerëzve  që  kisha plagosur, me  fjalët  e  mia jo  të  mira, dhe  zemërimin  , kohën  kur  i  thashë,     si  edhe  vetë  fjalët, po  ato fjalë  që  kisha  thënë  unë  kur  zemërohesha  me  ndonjërin. Por, edhe  këtej  me  uratat  e  Abatit
    tim  të Shenjtë  ikëm.

 

Marrë nga libri “Tregime nga jeta tjetër”
KOSHERJA ORTODOKSE
 
 

Kontrolli i shpirtit nga doganat ajrore pas ndarjes nga trupi -Vazhdim