/ Jeta Shpirtërore / Kontrolli i shpirtit nga doganat ajrore pas ndarjes nga trupi -Vazhdim 4

Kontrolli i shpirtit nga doganat ajrore pas ndarjes nga trupi -Vazhdim 4

Kontrolli i shpirtit nga doganat ajrore pas ndarjes nga trupi -Vazhdim 4

 

13)  Dogana  e  hakmarjes   
Kjo  doganë  merr  në  shqyrtim  ata  që  kanë  armiqësi  me  të afërmin  e  tyre, dhe  me  çdo  njeri  tjetër
dhe  nuk  duan  që  ta  falin, sipas   porosisë  të  Krishtit.  Kur  na  panë  ata  demonë, m’u  hodhën  sipër
duke  u  munduar   të   më  gjejnë  ndonjë   faj, por  për  hir   të   Krishtit, nuk  gjetën   asgjë  dhe   ikën  të
turpëruar  duke  bërtitur: «Harruam  që  t’i  shkruajmë»… dhe   plot   gënjeshtra  të  tjera, por  ne  ikëm .  
Atëherë  morra  guxim  dhe  pyeta  ëngjëjt: – Si  i  dinë  ata  të  padrejtët   fajët  e  çdo  njeriu?  
-Nuk  e  di  ti,  më  tha  njeri  nga  ëngjëjt, se  pas  pagëzimit,  çdo i krishterë merr  nga  një  ëngjëll   me
vete   për    roje  të  tij, pa  e  parë ai, për  ta  udhëhequr  në  vepra  të  mira  dhe  të  regjistrojë  të  gjitha
veprat  e  tij  të  mira ?  Gjithashtu  në  të  njejtën  mënyrë  e  ndjek  edhe  një  djall  i  cili  regjistron  veprat
e  tij  të  këqia.  Pra, kur  mëkaton  njeriu  menjëherë  djalli  lajmëron  se këtë veprim  bëri  filani.  Në qoftë se
për  shëmbull   vodhi, lajmëron  doganën  e  vjedhjes.  Por në qoftë se  janë  më  shumë  veprat  e  mira  që  ka
bërë  ai  shpirt, atëherë  ato  i  paraqet  ëngjëlli  roje  në  doganat  dhe  lirohet.  
14)   Dogana  e  magjisë (e  mashtrimit  të njerëzve )  
Kjo   doganë   merr   në   shqyrtim   magjistarët   dhe   mashtruesit   me   anë   të   magjisë.   Këta   demonë
dukeshin  si  egërsira, si  gjarpërinj, si  qentë, si  qe  të  egra  dhe   si  lloj  lloj   kafshësh  të  tjera  të  egra.  Por,
me  ndihmën  e  Krishtit  pa  pasur  gjë  për  të  na  kontrolluar  dhe  për  të  na  thënë, ikëm  edhe  nga  këta.
Duke  u  ngjitur  përsëri  pyeta  engjejt: 
-Me  ç’mënyrë  mund  të  shuhen  mëkatet  e  njerëzve  që  jetojnë  në  botë  dhe  të  hiqen  nga  librat  e
doganave ajrore?
Dhe  ata  mu  përgjigjën:-  Mund  të  falën  dhe  të  shuhen, kur  njerëzit  do  pendohen  dhe  do  rrëfejnë
mëkatët  e  tyre, do  kryejnë  ndalimin  që  u  cakton  Ati  Shpirtëror  dhe  në  këtë  mënyrë  marrin  faljen.
Por, në  rast  se  dikush  do  ketë  turp  që  t’i  rrëfejë  të  gjitha  mëkatët  e  tij  dhe  do  kujtojë  se  i  mjafton
vetëm  largimi  nga  mëkati, dhe  rrëfimi  vetëm  tek  Perëndia, në  këtë  rast  mëkatët  e  tij  nuk  falen.  Sepse
Zoti    autorizoi   Apostujt    e   Tij   të     zgjidhin    dhe    të    lidhin    mëkatët     e   njerëzve,  dhe   nëpërmjet
kryepriftërinjve  dhe  etërve  shpirtërorë, ruhet  Misteri  i  rrëfimit  deri  më  sot.  Ku  shikojnë  demonët  se
mëkatet  e  njerëzve  u  shuan, tronditen, nxehen,  nuk  u  vjen  mirë  dhe  përpiqen  t’i  hedhin  njerëzit  në
mëkate  të  tjera  më  të  mëdha.  Mirëpo  shumë,  duke  pasur  frikën  e  ndalimit  nga  Ati  Shpirtëror  i
ndajnë  mëkatet   e  tyre, dhe  gjysmat  ja  thonë  njërit  At  Shpirtëror  dhe  pjesën  tjetër  një  Ati  tjetër
Shpirtëror.  Duhet  të  dinë  se  këta  janë  të  mashtruar  nga  djalli, sepse  kjo  gjë  nuk  është  rrëfim  dhe
pendim  por  është  dinakëri.  Njerëzit  duhet  të  kenë po  të  jetë  e  mundur, një  At  Shpirtëror  për  gjithë
jetën  e  tyre  dhe  mos  ta  ndërojnë  pa  qënë  e  nevojëshme.  Përndryshe  nuk  mund  të  shpëtojnë  nga
shpirtërat  dinake  ajrore.

 

Marrë nga libri “Tregime nga jeta tjetër”

KOSHERJA ORTODOKSE
 
 

Kontrolli i shpirtit nga doganat ajrore pas ndarjes nga trupi -Vazhdim 4