Kreshma
Kreshma është dhuratë e çmuar e Perëndisë,një ligj që vjen nga lashtësia dhe
që u mbajt si trashëgim dhe arriti deri në ditët tona.Pranojeni pra me gëzim!
Pranojeni të varfër shoqëruesin tuaj!Pranojeni shërbyes shplodhjen tuaj.
Pranojeni të pasur atë që ju shpëton nga rreziku i ngopjes dhe që i jep shije
gjithshkaje që ngopja e bën pa shije.Të sëmurë, pranojeni nënën e shëndetit.
Ju të shëndetshëm pranojeni sigurinë e mirëqënies.Pyesni mjekët dhe do tju thonë
se asgjë nuk është kaq e pasigurtë sa shëndeti.Ndaj dhe shumë njerëz përpiqen
me anë të kreshmës të qëndrojnë të shëndetshëm.Mos këmbëngul që nuk mund
të kreshmosh duke u justifikuar pas sëmundjes,dhe dobulesës kur nga ana tjetër
gjatë gjithë jetës sate e mundon trupin duke e ushqyer me gjithshka.
Edhe mjekët rekomandojnë të ngrënit e pakët dhe kreshmën dhe jo ngrënien e pakufizuar
të ushqimeve.Vallë çfarë është më e lehtë për trupin,ta kaloj natën me një darkë të lehtë
apo të bjerë në shtrat tepër i rënduar?Mund të qetësohet në këtë gjendjeapo do rrotullohet
gjithë natën nëpër krevat nga ushqimi i tepërt?Cilën anije mund të komandojë më mirë në
furtunë një kapiten?Anijen e ngarkuar më tepër seç duhet apo atë që ka ngarkesën e duhur?
Anijen që është më tepër e ngarkuar do e përmbysi furtuna më e vogël.
Kështu edhe trupat kur mundohen me ushqim të tepërt,shumë lehtë bien preh e sëmundjeve.
Por kur ushqehen lehtë,janë të shëndetshëm.
Çdo i krishterë duhet të mbaj kreshëm duke iu bindur me përulësi Krishtit dhe Kishës
së Tij.Kjo bindje nuk është e kotë.Sepse me anë të kreshmës forcohet dëshira,nënshtrohet
trupi,pastrohet mendja,zbutet zemra,largohen pasionet trupore dhe kurohet shpirti.
“Vetëm të mira arrihen dhe kryhen gjatë kreshmës”,na mëson Shën Grigor Palamai.
Përkthyer nga A.Marini