/ Jeta Shpirtërore / Kreshma e Apostujve!

Kreshma e Apostujve!

Kreshma e Apostujve!

 

Sot fillon kreshma e Apostujve,e cila është nga më të hershmet e Kishës sonë.Fillon një javë pas Pendikostisë,d.m.th të hënën pas të djelës së gjithë Shenjtorëve.
Apostujt filluan të predikonin menjëherë pas zbritjes së Shpirtit të Shenjtë (Pendikostisë).Pikërisht ato ditë iu përkushtuan Apostujve.
Zakonisht kjo kreshëm është shumë e shkurtër.Ndalohet mishi dhe bulmeti gjatë këtyre ditëve.Mund të hamë peshk ç’do ditë përveç të mërkurës dhe të premtes.
Por nëse festa e Apostujve Petro dhe Pavli bie ditën e mërkurë ose ditën e premte,mund të hamë vetëm peshk.
*****
Jeta e krishtere nuk ka kuptim pa u ushtruar.Në këtë përpjekje vend të veçantë zë kreshma,e cila është porosi e Perëndisë.Ia kërkoi Adamit në parajsë.
Kuptimi i kreshmës është :
Me armën e kreshmimit të mësohen njerëzit me bindjen te Perëndia dhe me betejën ndaj djallit.
Jeta shpirtërore nuk është sipërfaqsore por e thellë dhe ekzistuese.Kalon nëpërmjet përvojës së vdekjes për të vazhduar drejt ngjalljes. Është jetë që kërkon sakrificë trupore dhe ndjenjash dhe kultivohet me forcën dhe ndriçimin e Shpirtit të Shenjtë.
Kreshëm të mbarë!

 

Përkthyer nga A. Marini

 

Kreshma e Apostujve!