Krisaori i pasur kur po vdiste u bë lojë e demonëve!
Dikur jetonte një njeri që quhej Krisaor, nga shumë të mirët e kësaj bote (tregon vetë shën Grigor Djalogu) . Mirëpo sa më shumë i shtonte pasuritë e tij, shtëpi, pare, etj. aq më shumë shtoheshin edhe pasionet e trupit të tij, kopracia, lavdia, mendjemadhësia, egoizmi etj. Erdhi koha të bjerë në krevat nga një sëmundje vdekjeprurëse. Me sy të frikësuar shikonte përpara tij që qëndronin shpirte të erëta të cilët e tërhiqnin drejt dyerve të ferrit. Ai filloi të trëmbet, të zverdhet dhe të mbushet me djersë. Bërtiste kështu i humbur siç ishte që t’i jepet pak kohë të pendohet. Pastaj thirri edhe djalin e tij duke i thënë: «Maksim, biri im, vrapo dhe më shpëto me forcën e lutjes tënde, unë kurrë nuk të kam bërë keq».
Maksimi, i biri, i erdhi pranë si edhe gjithë njerëzit e tij, por ata nuk mund të shikonin shpirtët e liga që i kërcënoheshin Krisaorit. Veçse e kuptonin prezencën e tyre nga tmerri, zverdhja dhe djersët e Krisaorit, si edhe nga lëvizjet e trupit të tij në krevat. Herë kthehej nga muri që të mos i shikojë, por djajtë i dilnin përsëri përpara, herë nga ana tjetër por edhe andej i dilnin përpara. Pasi i humbi shpresat e pa që nuk mund të shpëtonte, filloi të ulërijë: «Më jepni afat deri në mëngjez, vetem deri në mëngjez… «dhe me këto zëra lutëse iku shpirti i tij nga trupi.
Nga këto, bëhet e qartë se Krisaori i pa jo vetëm për vetën e tij, por për t’i dëgjuar edhe ne dhe të korigjojmë veten tonë. Sepse ç’dobi i sollën atij që ishte për vdekje pamja e shpirtave të ligë, edhe afati që kërkoi t’i jepet përderisa nuk kishte pendim? Dobia është për ne.
Marrë nga libri:”Tregime nga jeta tjetër “
Kosherja Ortodokse Selanik
Krisaori i pasur kur po vdiste u bë lojë e demonëve!