Lëndon me tepër plagën
Shumë herë mënyra me të cilën reagon kur je duke kaluar një vështirësi,një dhimbje,ngjan kështu: Të goditën me thikë dhe ti merr thikën dhe vazhdon e lëndon plagën.Dikush të “goditi”.Hiqe thikën dhe shiko të kurosh plagën.
Të mos ju duket e çuditshme!
Çfarë mendon se bën kur dikush të tha një fjalë të rëndë që të lëndoi dhe ti vazhdimisht e mendon dhe e mban mendjen vetëm aty?
Dhe sa më shumë e mendon,aq më tepër të shtohet urrejtja për atë që ta tha
,aq më i keq bëhesh dhe kërkon të hakmerresh! Të gjitha këto tregojnë përsëri se ti merr thikën me të cilën të goditën dhe vazhdon të lëndosh plagën.Nëse ai që të goditi ka faj 10 herë,ti që vazhdon dhe lëndon plagën ke faj 1000 herë më tepër se ai.Por nëse e hiqje thikën dhe e hidhej larg teje që në atë moment? Dëmi që të shkaktoi do ish shumë më i vogël.Le ta shohim në këtë formë c’do ngjarje :”O Perëndi,që të ndodh kjo gjë do të thotë se diku kisha gabim,kështu që shkaku kryesor isha unë.Më fal mua dhe atë që e bëri këtë gjë”.
Dhe që nga ai moment t’i përballojmë gjërat saktë,pa lënduar me tepër plagën.
At Simeon Kragiopulos Manastiri “Lindja e Hyjlindëses “