/ Jeta Shpirtërore / Luftë mendimesh!

Luftë mendimesh!

Luftë mendimesh!

 

Nga mendimet e këqija që luftojnë njeriun,tre janë më të ashpra:tradhëtia,sharja dhe prostitutioni.Që të qetësosh këtë luftë duhet të dish kur mëkaton dhe kur nuk mëkaton. Kur mendja ose dëshira nuk bashkohet me këto mendime dhe aq më tepër kur i largon ose i përbuz ato,atëherë nuk mëkaton.

Mëkaton për vdekje kur mendja i mban dhe zemra i jepet dhe ndien kënaqësi me këto mendime.

Mos u çudit që të njëjtët mendime sjellin me vete dhe vdekje edhe jetë,vdekje të përjetshme ose jetë të përjetshme.Te ai që i pranon,sjellin vdekje.Te ai që i lufton,dhurojnë jetë dhe i rrisin pagën në qiell.
Etërit e Shenjtë na mësojnë dhe tregojnë mënyrat që t’i mposhtësh këto mendime dhe të djegësh demonët që mbjellin brenda teje.

1)T’ia shprehësh atit shpirtëror gjatë rrëfimit.

2)T’i lutesh Zotit me gjithë zemër duke e lënë në dorë të Tij këtë sëmundje dhe duke pranuar dobësinë tënde.

3)Të kultivosh brenda teje shkatërrimin e mendimeve,vetë-fyerjen dhe përulësinë.

4)Të duash kreshmën e cila shfaros mbi të gjitha mendimet trupore.

5)Të jetosh vazhdimisht duke kujtuar vdekjen dhe ditën e frikshme të gjyqit të Perëndisë.
6)T’i zëvendësosh me mendime të tjera,të shëndetshme dhe të virtytshme.

Dhe së fundi,të jesh i fortë.Përbuzi dhe përqeshi këto mendime dhe më pas kaloi indiferent.

 

Përkthyer nga A. Marini

 

Luftë mendimesh!