/ Jeta Shpirtërore / Lumurimet 3 vajtimi i bekuar

Lumurimet 3 vajtimi i bekuar

 Lumurimet 3 vajtimi i bekuar

 

 

  “Lum ata që vajtojnë, sepse ata do të ngushëllohen” (Matheu 5:4). Ky është lumurimi i dytë dhe llogjikisht pason të parin. Nëse një është i varfër në shpirt, i çliruar nga epshet fizike dhe shpirtërore të kësaj bote, ai, detyrimisht do të vajtojë dhe do të qajë për kushtet e njeriut. I varfëri në shpirt e di se sa marrëzi dhe hidhërim është që të kapesh nga mëkati, të viktimizohesh nga fallsiteti dhe e keqja, të martohesh me shkatërrimin dhe vdekjen. Duke i parë realitetet e kësaj bote pa Perëndinë, botën e robëruar nga imagjinatat e saj të kota, botën që e mendon veten të pasur dhe të begatë dhe që s’ka nevojë për asgjë, por, në fakt, “qyqare dhe mjerane, e varfër, e verbër dhe e zhveshur” (Zbulesa 3:17), njeriu i varfër në shpirt mund vetëm të vajtojë. Duke e ditur se çfarë do të thotë të jesh larg Perëndisë dhe çfarë është aktualisht me Perëndinë, ai do të vajtojë dhe do të qajë si profetët mbi Izraelin mëkatar, si Jisui mbi kufomën e Lazarit dhe mbi qytetin e Jerusalemit, (Joani 11:35, Matheu 23:37) si Vetë Jisui në kopshtin, i përballur me kupën e Tij të vuajtjes që ishte kaq pa kuptim dhe mizore.

 

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë

 

Lumurimet 3 vajtimi i bekuar