Lumurimet 6 Mëshira
“Lum ata që janë të mëshirshëm, sepse ata do të gjejnë mëshirë (Matheu 5:7). Të jesh i mëshirshëm do të thotë të jesh i ngjashëm me Perëndinë, sepse “Zoti është i mëshirshëm dhe zemërbutë, i ngadalshëm në zemërim dhe i madh në mirësi” (Psalmi 103:8). Dhe Zoti kaloi pranë tij (Moisiut) dhe thirri: “Zoti, Perëndia i përjetshëm, i mëshirshëm dhe i dhembshur, i ngadalshëm në zemërim, i pasur në mirësi dhe në besnikëri, që përdor mëshirën për mijëra njerëz, që fal padrejtësinë, shkeljet dhe mëkatin . . .” (Eksodi 34:6-7). Ky është, gjithashtu, mësimi i Krishtit në Predikimin në Mal: . . . doni armiqtë tuaj, bëni të mirë dhe jepni hua pa pasur shpresë për asgjë, dhe shpërblimi juaj do të jetë i madh dhe ju do të jeni bijtë e Shumë të Lartit, sepse ai është mirëdashës me mos-mirënjohësit dhe të mbrapshtët. Jini të mëshirshëm, pra, sikurse edhe Ati juaj është i mëshirshëm (Lluka 6:35-36).
Kisha Orthodhokse
Autoq efale Shqipërisë
http://orthodoxalbania.org/