Në shtëpinë që nuk dëgjohen lutje,ku nuk ekziston kreshma,jeta e Shenjtorëve dhe asnjë program shpirtëror,në atë shtëpi qendron fryma e botës,jo e qiellit.
Ta bëjmë shtëpinë tonë një manastir të vogël.
Përpjekje dhe ushtrim nuk do të thotë vetëm të shkojmë në shkretëtirë.Përpjekje është dhe një lutje që do thuash nga dashuria për Krishtin.Është durimi që tregon ndaj bashkshortit,përkujdesja që tregon deri natën vonë për fëmijët.Të gjitha këto të bëhen me dashuri më Krishtin.Shenjtërimi është për të gjithë.
Le të fillojmë përpjekjet që sot.Nuk mund të bëheni “asket të Malit të Shenjtë “ papritur nesër.Nëse sot nuk lexon jetë Shenjtorësh,vëri vetes detyrë që nesër.Nëse kalon shumë orë përpara televizorit,fillo që nesër të ndjekësh më pak dhe nëse mundesh,largoje krejt nga shtëpia.Ta bëjmë shtëpinë tonë një manastir të vogël,me lutje,besim dhe përpjekje.