Lutja në të cilën nuk merr pjesë dhe zemra por është vetëm fjalë,nuk ndihmon!
Perëndia dëgjon vetëm lutjet e zjarrta.
Ava Zoilos kthehej nga mali Sina.Rrugës takoi një murg i cili u ankua se në manastir vuanin shumë nga thatësirat.
“-Përse nuk i luteni Perëndisë?” ,i thotë Ava Zoilo.
Murgu u përgjigj:” u lutëm por nuk ra asnjë pikë shi”.
“Lutjet tuaja nuk kanë qenë të zjarrta.”
Sa mbaroi fjalën,ngriti duart nga qielli dhe u lut.Menjëherë filloi të bjerë shi.
Duke parë mrekullinë,murgu i ra në këmbë me përulësi por Ava Zoilo,i trembej lavdërimeve të njerëzve dhe u “zhduk”.
Zoti tha:” Kërkoni dhe do t’ju jepet”(Lk:11,9).
Por goja e mbushur me lutje është mund i kotë kur zemra është bosh.
Perëndia gjendet për të dëgjuar lutjen e zemrës,jo gojën.Le të jetë e mbushur me lutje zemra jonë akoma dhe nëse goja qendron e heshtur.Perëndia atëherë do e dëgjoj dhe do e pranoj lutjen tonë.Perëndia dëgjon vetëm lutjen e zjarrtë!