O Zot Jesu Krisht,mos i braktis shërbëtorët e tu që jetojnë larg Kishës.Dashuria jote të veproj dhe ti sjelli të gjithë pranë teje.
-Kujtoji o Zot shërbëtorët e Tu që vuajnë me kancer.
Shërbëtorët e Tu që vuajnë nga sëmundje të vogla ose të mëdha.
-Shërbëtorët e Tu që vuajnë nga paraliza trupore.
-Shërbëtorët e Tu që vuajnë nga paraliza psiqike.
-Kujtoji o Zot udhëheqësit tanë dhe ndihmoji të qeverisin si të krishterë.
-Kujtoji o Zot fëmijët që vijnë nga familje problematike.Të familjeve me probleme dhe të familjeve të divorcuara.
-Kujtoji o Zot jetimët e gjithë botës,të gjithë të vuajturit dhe të munduarit në jetë dhe gjithë ata që kanë ngelur të ve.
-Kujtoji o Zot gjithë të burgosurit,rebelët,të droguarit,vrasësit,kriminelët,hajdutët.Ndriçoji dhe ndihmoji të korrigjohen.
-Kujtoji o Zot gjithë të mërguarit.
*****
Kur kaloni përpara spitaleve,bëni tre herë kryqin.
Një herë për të sëmurët.Një herë për ata që i shoqërojnë ata.Dhe një herë për veten, që nuk ndodhesh atje por ke shëndetin.
Shën Paisio i Malit të Shenjtë
Përkthyer nga A. Marini