Marrë nga libri :Tregime nga jeta tjetër
Një murg Rus , u sëmur rëndë dhe ra në krevat me dhimbje të forta duke ju lutur Perëndisë ta shërojë. Atëherë u paraqit përpara tij një engjëll dhe i tha:
-Cfarë preferon më mirë? Të qëndrosh edhe tre vjet në këtë krevat i munduar nga sëmundja jote, apo të qëndrosh tre orë në ferr dhe pastaj të shërohesh?
-I sëmuri pasi u mendua pak iu përgjegj: Preferoj të shkoj në ferr për tre orë.
E mori engjëlli dhe e pruri me shpirtin e tij në ferr. U gjet papritur brënda torturave të tmerëshme, ku mëkatarët e papenduar vuanin të zitë e ullirit, pa mundur të kërkojnë nga dikush asnjë ndihmë. Bashkë me ta torturohej edhe ky murg, i cili që nga momenti i parë u pendua për vendimin që mori dhe filloi të kërkojë ndihmën hyjnore dhe vizitën e ëngjëllit. Dërgoi pra Perëndia ëngjëllin e vet dhe i tha:
-C’ke at që më kërkon? Nuk bëmë marëveshje të qëndrosh tre orë këtu në ferr?
Kanë kaluar tani treqind e ca vjet me tortura të tmerëshme dhe të pa durueshme, ju lutem më nxirni prej këtej.
-Vëlla, nuk ka kaluar as gjysëm ore, si t’u duk se kanë kaluar treqind vjet?
Të lutem, i tha murgu engjëllit, më ço më mirë në krevatin e dhimbjes tre vjet, se sa të torturohem këtu tre orë.
Me të vërtetë engjelli e pruri përsëri në botë dhe pasi qëndroi edhe pak kohë në krevat i sëmurë, e mori në Mbretërinë e Qiejve.
Marrë nga libri :Tregime nga jeta tjetër
KOSHERJA ORTODOKSE
Tre vjet i sëmurë apo tre orë në ferr?