/ Jeta Shpirtërore / ‘’Mëkati ‘’ Jerond Avgustinit që rrahu Djallin

‘’Mëkati ‘’ Jerond Avgustinit që rrahu Djallin

‘’Mëkati ‘’ Jerond Avgustinit që rrahu Djallin

Një murg i bekuar agjiorit, jerondi Avgustin Rusi (1882-1965), ishte shumë i virtytshëm, shumë i përulur dhe shumë luftarak.

Dikur u paraqit djalli brenda në dhomën e tij si një qen i tmerrshëm. Lëshonte flakë nga goja dhe u sul drejt jerondit që ta mbytëte, sepse, ashtu siç tha , po digjej nga lutjet etij.

Jerondi Avgusitn e rrëmbeu dhe e përplasi në mur duke thirrur: Djalli i keq, përse lufton krijesat e Zotit?

Djalli i frikësuar nga kjo pritje e paimagjinuar, u zhduk. Por më pas jerondi i thjeshtë dhe i mirë ndjente faj, sepse goditi djallin!

Priste me ankth kur të vinte mëngjesi , që të shkonte tek Ati i tij shpirtëror që të rrëfente “mëkatin” e tij. Me të vërtetë, sapo erdhi momenti shkoi në Provata (një orë e gjysëm më këmbë nga dhoma e tij) ku ishte Ati i tij shpirtëror dhe u rrëfye. Por Ati i tij shpirtëror që ishte shumë “ i mirëkuptueshëm” tregonte më vonë jerondi, “nuk më vuri asnjë kanona (rregull, dënim) por më tha që të kungoj. Unë nga gëzimi, të gjithë natën bëra komboskin, dhe pastaj shkova në meshën hyjnore dhe kungova. Kur prifti vendoste lavidhën e shenjtë në gojën time, pashë Kungatën hyjnore si një copë mish me gjak! Dhe e përtypja që ta gëlltit! Paralelisht ndjeja një ngazëllim të madh, sa nuk munda të duroj.

Nga sytë e mi më rridhnin lotë të ëmbë, dhe koka ime ndriçonte si një llambë. Ika shpejt që të mos më shohin etërit, dhe falenderimin për Kungatën Hyjnore e lexova vetëm në dhomën time”

Përktheu: Themistokli Bambulla

Teolog-Psikopedagog

http://www.foniortodoksonkoritsas.org

‘’Mëkati ‘’ Jerond Avgustinit që rrahu Djallin