/ Jeta Shpirtërore / Merreni atë prej këtej…

Merreni atë prej këtej…

Merreni  atë  prej  këtej…

 

 

Një asket tregoi këto: – Një vëlla donte të bëhej murg për të shpëtuar shpirtin e tij, por e pengonte nëna e tij. Megjithatë, pas shumë lutjeve i dha lejën e saj dhe ai iku për t’u bërë murg. U bë murg por kaloi jetën e tij me neglizhencë. Ndërkohë vdiq edhe nëna e tij.

Pas mjaft vitësh ky, vëllai u sëmur dhe po i afrohej vdekja. Befasisht shpirti i tij u shkëput nga trupi dhe u ngjit në qiell për t’u gjykuar. Ndërmjet të tjerëve gjeti edhe nënën e tij, e cila i tha: «Edhe ti, biri im, u dënove në këtë vend? Ku janë fjalët që më thoshe se doje të shpëtoje shpirtin tënd»? Ai qëndronte i mërzitur dhe i turpëruar për fjalët që dëgjonte pa mundur t’i përgjigjet nënës së tij. Pastaj dëgjoi një zë që thoshte: «Merreni këtë prej këtej».Atëherë u përmend nga ekstaza që pa, dhe ua tregon me frikë të pranishmëve të gjitha sa pa. Dhe lavdëronte Perëndinë që kërkon dhe shfrytëzon ç’do rrugë për shpëtimin e njerëzve.

Kur u bë plotësisht mirë, u mbyll në qelinë e tij dhe me lot i lutej Perëndisë që ta falë duke u kujdesur në këtë mënyrë për shpëtimin e shpirtit të tij. Kaq e thellë ishte lutja e tij, sa që shumë nga vëllezërit i thoshin ta reduktojë pak mundin dhe kohën e ushtrimit, se mos i ndodhë diçka në dëm të shëndetit të tij. Ai u përgjigjej: «Nëqoftëse nuk munda të duroj dhimbjen e nënës time, si do mbaj turpin në ditën e gjykimit, përpara Krishtit, engjejve dhe gjithë Krijesës»?

 

Marrë nga libri:”Tregime nga jeta tjetër “

Kosherja Ortodokse Selanik

 

Merreni atë prej këtej…