/ Jeta Shpirtërore / Mësime shpirtërore

Mësime shpirtërore

Mësime shpirtërore

 

Një grua e moshuar e sëmurë, shkonte çdo vit në Kishën e Hyjlindeses në Tinos. Shumë prej atyre që e shikonin ç’do vit në Kishë, një ditë iu afruan dhe e pyetën: Zonjë, të kemi parë prej kaq vitesh që je e sëmurë dhe vazhdon e vjen këtu te e Tërëshenjta.
Këtu të gjithë ata që vinë i kërkojnë dhe e Tërëshenjta ju a jep.
Çfarë i kërkon ti Hyjlinëses?
Dhe e moshuara u përgjigj : Nuk i kërkoj asgjë! Thjesht e falënderoj që jam e duruar dhe nuk kam humbur mendjen nga sëmundja. I përulem dhe largohem…
Kjo është vepër e madhe!!!
Keni nevojë dhe nuk kërkoni absolutisht asgjë! Do të thotë se jeni mbi të gjitha.”

 

Gjerond Efremi i Skitit të Shën Andreas
Përkthyer nga M.Vasili

 

 

Mësime shpirtërore