Mësime të Shën Nektarit!
Ngasjet lejohen që të dalin në pah pasjonet e fshehura në mënyrë që të luftohen dhetë kurohet shpirti.Dhe këto janë shenjë e mëshirës hyjnore.Prandaj lëre me mirëbesim veten në duar të Perëndisë dhe kërko mëshirën e Tij që të forcoj në përpjekjet e tua.
Shpresa tek Perëndia nuk të çon kurrë në zhgënjim.Ngasjet sjellin përulësi.Perëndia njeh forcën e ç’dokujt prej nesh dhe i lejon ngasjet sipas peshës së forcave tona.
Të kujdesemi edhe ne,të jemi vigjëlent që të mos e çojmë vetë veten tonënë ngasje.
Besojini Zotit të Mirë, të Fortë e të Gjallë dhe Ai do ju drejtoj në prehje.Pas provave vjen gëzimi shpirtëror.Zoti ndjek gjithë ata që durojnë provat dhe trishtimet për hir të dashurisë së Tij.Mos u trishtoni dhe mos nguroni.
Nuk dua të mërziteni dhe të shqetësoheni për sa ndodhin kundrejt dëshirës tuaj,sado e drejtë qoftë ajo.Një mërzitje e tillë tregon se ka egoizëm.Ruhuni nga egoizmi që fshihet pas të drejtave.Rujuni dhe mërzitjes së madhe që krijohet pas një kontrrolli të drejtë.Trishtimi i madh për të gjitha këto është prej ngasjes.Trishtimi i vërtetë është një ,ai që krijohet kur njohim mirë gjëndjen e mjeruar të shpirtit tonë.Gjithë trishtimet e tjera nuk kanë asnjë lidhje me hirin e Perëndisë.
Kujdesuni për të ruajtur në zemrën tuaj gëzimin e Shpirtit të Shenjtë dhe mos e lejoni të ligun të derdh helmin e tij.Kini kujdes! Kujdes që parajsa që keni brenda jush, të mos shndërrohet në ferr.
Shën Nektari i Pendapolit.
Përkthyer nga N. Ikonomi
Mësime të Shën Nektarit!
Forca e Misterit të Rrëfimit-puna e shpirtërorit-përballimi i rasteve të dëshpërimit!
17/04/2019 - 02:00