Asgjë nuk është më e mirë në botë veç dashurisë për Perëndinë dhe për të afërmin tënd.Aty shpirti gjen paqe dhe gëzim. Dashuria e Perëndisë dhe ëmbëlsia e Shpirtit të Shenjtë të bëjnë të harrosh krejt botën.Kur mendja i është përkushtuar Perëndisë,e harron botën.Ai që njojti dashurinë e Perëndisë,do gjithë botën. Mos i gjyko të tjerët,sepse ndodh shpesh që dikush të akuzoj dikë pa e njojtur atë,pa ditur që shpirti i tij mund të jetë i njëjtë me të ëngjëjve. Sa më e madhe është dashuria,kaq më të mëdha janë hidhërimet dhe mundimet e shpirtit. Sa më e kompletuar të jetë dashuria,aq më e plotë është njohja ndaj Perëndisë.
Sa më e zjarrtë është dashuria,aq më e fortë është lutja. Sa më e përkryer është dashuria,aq më e shenjtë është jeta.
Shën Siluano i Malit të Shenjtë (Athoniti) Përkthyer nga N. Ikonomi