Ndershmëria
Njeriu i ditur që ka njohuri jeton sipas vërtetësisë me anë të një jete krejtësisht të ndershme. Ndershmëri do të thotë, para së gjithash, të flasësh të vërtetën dhe kurrë të mos “japësh dëshmi të rreme” (Eksodi 20”16).
Zoti i urren këto gjashtë gjëra, madje shtatë janë të neveritshme për të: sytë krenarë, gjuha gënjeshtare, duart që derdhin gjak të pafajshëm, zemra që kurdis plane të këqia, këmbët që turren shpejt drejt së keqes, dëshmitari i rremë që thotë gënjeshtra dhe ai që shtie grindje midis vëllezërve (Fjalët e urta 6:16-19; Kr. 11:1, 12:17. 17:4, 21:28, 25:14, 18).
Ky mësim themelor i shkrimit është, gjithashtu, ai i apostujve.
Edhe i lutem Perëndisë që të mos bëni ndonjë të keqe . . . por që ju të bëni atë që është e mirë, edhe sikur ne të ishim të përjashtuar. Ne, në fakt, nuk kemi asnjë forcë kundër së vërtetës, por vetëm pro së vërtetës (2 Korinthianët 13:7-8).
Ndershmëri do të thotë, gjithashtu, të veprosh sinqerisht dhe hapur, pa shtirje apo paraqitje të një figure të rreme për veten. Do të thotë, me një fjalë, të mos jesh një hipokrit.
Mbi të gjitha gjërat, Krishti Zoti urren dhe dënon hipokrizinë, gënjeshtrën dhe mashtrimin. Ai e akuzoi vetë djallin, pikësëpari, si mashtrues dhe gënjeshtar, që pretendon të jetë tjetër nga çfarë ai është, që e paraqet veten dhe mësimin e tij si krejtësisht tjetër nga fallsiteti dhe ligësia që aktualisht ky mësim është (Kr. Joani 8:44-47). Kjo është mënyra e të gjithë profetëve të rremë dhe e vetë antikrishtit.
Sepse në botë kanë dalë shumë mashtrues, të cilët nuk rrëfejnë se Jisu Krishti ka ardhur në mish; ky është mashtruesi dhe antikrishti (2 Joani 7).
Ruhuni se mos ju mashtron ndokush! Sepse shumë do të vijnë në emrin tim, duke thënë: “Unë jam Krishti” dhe do të mashtrojnë shumë njerëz. (. . .) Dhe do të dalin shumë profetë të rremë, dhe do të mashtrojnë shumë njerëz. (. . .) Sepse do të dalin krishtër të rremë dhe profetë të rremë, dhe do të bëjnë shenja të mëdha dhe mrekulli të tilla aq sa t’i mashtrojnë, po të ishte e mundur, edhe të zgjedhurit (Matheu 24:4, 11, 24).
Në dënimin e tij të fortë të ligësisë së shkronjësve, farisejve dhe ligjtarëve, Krishti ishte më i ashpër kundër hipokrizisë së tyre. Nga të gjitha të këqiat e njerëzve, më e liga në sytë e Zotit është pa dyshim hipokrizia.
Mjerë ju, skribë dhe farisenj hipokritë! Sepse pastroni anën e jashtme të kupës dhe të pjatës, ndërsa përbrenda janë plot me grabitje dhe teprime. Farise i verbër! Pastro më parë përbrenda kupën dhe pjatën, që edhe përjashta të jetë e pastër.
Mjerë ju, o skribë dhe farisenj hipokritë! Sepse u ngjani varreve të zbardhuara (me gëlqere), që nga jashtë duken të bukur, por brenda janë plot eshtra të vdekurish dhe gjithfarë papastërtish. Kështu edhe ju nga jashtë u paraqiteni njerëzve si të drejtë; por përbrenda jeni plot hipokrizi dhe paudhësi (Matheu 23:25-28).
Personi shpirtëror nuk është një hipokrit. Ai e paraqet veten ndershmërisht, çfarë ai është dhe nuk pretendon të jetë çfarë ai nuk është. Ai e tregon veten tek të gjithë saktësisht ashtu si është. Ai nuk thotë se as nuk bën ndonjë gjë që do ti çonte njerëzit në një përshtypje të rreme për të ose për ndonjërin apo ndonjë gjë. Ai është tërësisht i ndershëm dhe i pastër në gjithçka që ai mendon, thotë dhe bën, duke e ditur se Perëndia shikon gjithçka dhe i gjykon me drejtësi të gjithë ata që “ecin në ndershmëri” (Kr. Psalmi 26:1, 11).
Kisha Orthodhokse
Autoq efale Shqipërisë
http://orthodoxalbania.org/
Ndershmëria