/ Jeta Shpirtërore / Paqja dhe qetësia shpirtërore

Paqja dhe qetësia shpirtërore

Paqja dhe qetësia shpirtërore

 

“Ushtari i Krishtit duhet  me gjithë forcën që ka t’i shmanget shqetësimeve dhe trazirave nëse do të luftoj më së miri armiqtë e tij.”
Shën Nikodhimi flet më tepër  për shqetësimet e zemrës.Këto shqetësime i krishteri duhet t’i shmangë dhe mos të tronditet prej tyre.Me cdo kusht duhet të ruaj paqen brënda zemrës së tij.
Shën Dorotheu thotë: të përpiqesh gjithmon të ruash paqen brënda teje akoma edhe kur bashkëpunon me të tjerë sepse në të tilla raste shkaqet për  tu shqetësuar janë më të shumtë.Atëherë mos shiko të mbarosh punët por të ruash paqen dhe qetësinë.Nëse puna është një e teta e suksesit ,katër të tetat janë të ruash paqen.Më mirë mos t’ia dalësh mbanë sesa të humbësh paqen dhe qetësinë.
Kur Kaini vrau të vëllain e tij Avelin,-krimi i parë- Perëndia i tha:”E di që mëkatove,qetësohu”.
U përpoq ta qetësoj sepse “shqetësimi dhe tronditja e zemrës është tereni më i pështatshëm për të ligun”- na mëson Shën Nikodhimi.
Shën Isak Siriani na thotë se :”acarimi është makina e të ligut”.
Ai kalon nëpërmjet shqetësimit dhe pendimit.Prandaj edhe kur kemi  mëkatuar dhe jemi lënduar,akoma dhe atëherë dhimbja jonë duhet  të jetë paqësore.Paqja është vendi ku banon “Shpirti i Shenjtë “.Kur largohemi nga paqja,jemi larguar dhe nga Perëndia.

Shën Nikodhimi i Malit të Shenjtë

Përkthyer nga A. Marini

 

Paqja dhe qetësia shpirtërore