/ Jeta Shpirtërore / Pendimi

Pendimi

Pendimi

 

Ai që dëshiron të shpëtojë duhet ta ketë zemrën të dërmuar dhe të gatëshme për t’u penduar.

“Therrore ndaj Perëndisë është shpirti i dërmuar, zemrën e dërmuar dhe të përulur Perëndia nuk do ta përbuzë”. Njeriu duke patur një dërmim të tillë në zemër mundet shumë lehtë të kalojë pa u dëmtuar kurthet tinzare të djallit. Të gjithë përpjekjet e te ligut synojnë të turbullojnë zemrën e njeriut dhe të mbjellin në të egjeren  e tij, siç thuhet në Ungjill: “Zot, a nuk ke mbjellë ti fare të mirë në arën Tënde? Vallë nga doli egjëra?”.

Atëhere kur njeriu përpiqet të ketë një emër të përulur dhe ta ruajë mendimin të qetë dhe paqësor, atëhere të gjithë kurthet e djallit janë të kota. Me të vërtetë aty ku ka paqe të mendimeve aty prehet Perëndia “në qytetin e qetë të Salemit”. Rrënja e pendimit është në frikën e Perëndisë dhe në vigjilencën e brendshme.

Frika e Perëndisë Iind përkorësinë vigjiluese dhe ajo lind qetësinë e brendëshme.

Frika e Perëndisë zgjon ndërgjegjjen e fjetur që e bën shpirtin të shohë shëmtimin, si në ujë të pastër e të qetë. Kështu hidhet baza dhe forcohen rrënjët e pendimit.

Gjatë gjithë jetës sonë fyejmë Perëndinë me rëniet tona, prandaj për këtë gjë duhet të kërkojmë me përulësi faljen e mëkateve nga Perëndia. Me anën e pendimit ai që ka rënë në mëkat mund të ringjallet siç thuhet në psalm “Më shtynë me dhunë per të më rrëzuar, por Zoti më ndihmoi”.

Kur profeti Natan e qortoi Davidin për mëkatin e tij ky u penduar dhe mori faljen.

Në të njëjtën kategori bën pjesë edhe ai asketi që ra në mëkat kur po shkonte për të mbushur ujë në burim. Kur u kthye në qeli u pendua dhe vazhdoi të jetojë si më parë. Armiku filloi ti shkaktonte trubullim duke i thënë se me mëkatin që kishte bërë ishte e pamundur që  të falej, duke u përpjekur në këtë mënyrë që ta shkurajonte dhe ta largonte nga rruga e asketizmit. Por ai qëndroi i palëkundur. Perëndia ia zbuloi këtë ngjarje një plaku të shenjtë dhe i tha të lavdëronte vëllain që kishte mëkatuar për këtë fitore të djallit.

Kur pendohemi çiltërsisht për mëkatet tona dhe kthehemi tek Krishti me të gjithë zemrën, Ai gëzohet dhe thërret të gjithë ëngjëjt për tu treguar delen e humbur, d.m.th. ikonën e Tij mbretërore. E merr në krahë delen e humbur dhe e sjell tek Ati. Perëndia e vendos shpirtin e të penduarit bashkë me ata që nuk u larguan kurrë nga Ai.

Le të mos rrimë indiferentë por të kthehemi tek Zoti ynë Jisu Krisht. Le të mos dëshpërohemi për mëkatet tona të rënda dhe të panumërta. Dëshpërimi është gëzimi më i madh i të ligut. Eshtë një mëkat që nuk falet, siç na thotë Shkrimi i Shenjtë. “Në qoftë se nuk ke më pengesë neglizhencën dhe qullësinë, – shkruan Shën Varsanufi, – atëherë duhet të falenderosh Perëndinë, i Cili nga mëkatar të bëri të drejtë”.

Pendimi midis të tjerave është të mos e përsëritësh më mëkatin. Ashtu sikundër për çdo sëmundje ka shërim dhe për çdo mëkat ka pendim. Merre pra rrugën e pendimit pa ngurruar. Ai do të ndërmjetojë për ty përpara Perëndisë.

 

Fragment nga libri SHEN SERAFlMI I SAROV

Botuar nga «KOSHERJA ORTODOKSE»

Pendimi