Pendimi
Kur një mëkatar nuk dëgjon tani këshillat dhe nuk i pranon tani paralajmërimet,do pranoj nxitjet e etërve shpirtëror dhe të njerëzve të tjerë kur të jetë duke vdekur ?
Sigurisht që jo! Sepse atëherë do jetë në kulmin e ngurtësisë së zemrës dhe jo vetëm nuk do pranoj mësimet e shpirtërorëve që do e këshillojnë të pendohet por edhe nëse do pranoj të pendohet nuk do e arrij dot.
Tek kafshët ndodhet një parazitë që ka një mijë këmbë.Edhe pse ka një mijë këmbë,lëviz me shumë ngadalësi sepse ka mungesë gjaku.Kështu edhe mëkatari,megjithëse shumë herë gjendet i rrethuar nga njerëz që e udhëzojnë drejt pendimit,nuk mund të ndihmohet nga këta sepse nuk ka asnjë shkëndijë dashurie dhe devotshmërie në shpirt.Eshtë kaq i ftohtë sa nuk ndien asnjë energji ngrohtësie nga mjetet e besimit dhe të shpëtimit të cilat e ndihmojnë të përgatitet qoftë edhe në momentet e tij të vdekjes, që të ketë një fund të qetë.I ndodh sic fatkeqësisht i ndodhi Davidit në pleqërinë e tij. Megjithëse mbante veshje të rënda dhe të trasha,nuk mund ta ngrohte trupin.Mundohen familjarët, miqtë dhe shpirtërorët ta largojnë nga dimri i orës së fundit,ta ngrohin me pendimin,ta derjtojnë drejt misterit të rrëfimit,por kjo gjë për atë është si një ngarkesë me veshje të cilat nuk e ngrohin por vetëm i rëndojnë.Prandaj duhet dhe është mirë që ngrohtësia të jetë brënda shpirtit që në rininë e tij.
Përkthyer nga N. Ikonomi