/ Jeta Shpirtërore / Pendimi

Pendimi

Pendimi

 

Misteri i pendimit është misteri më i madh që na përgatit për në qiell.Asnjë mëkat në tokë nuk është i pafalshëm për njeriun i cili pendohet dhe për Perëndinë e dashurisë që pranon pendimin.Perëndia gëzohet prehet tek njeriu i penduar,sado mëkatar që të jetë.Pendimi është gjithmon i hapur për ç’do njeri mëkatar.Perëndia dëshiron vetëm pohimin e gabimit.Që nga ai moment të gjitha marrin fund.Nëpërmjet përulësisë vjen rrëfimi i cili sjell pastrimin dhe pastrimi sjell shikimin e Perëndisë.Lotët e shpirtit të penduar prekin zemrën,mendjen,shpirtin,trupin,jetën,fjalën dhe ç’do veprim të njeriut.Kurrë të mos e humbim shpresën.Sado që të biem(të gabojmë) e të lëndohemi,mos t’i humbim shpresat.Përderisa Perëndia na fal jetë,kjo është garancia që Perëndia na pret.Nëse Ai nuk do ishte i mëshirshëm pafund,askush nuk do të shpëtonte.Zoti Jesu Krisht na pret,nuk duhet më të vonohemi.

 

Përkthyer nga A. Marini

 

Pendimi