/ Jeta Shpirtërore / Përbindëshi i Egoizmit

Përbindëshi i Egoizmit

Përbindëshi i Egoizmit

 

“Biri i njeriut nuk erdhi që t’i shërbejnë por që të shërbejë”. (Mark 10, 45)

E gjithë jeta e Zotit tonë Jesu Krisht mbi tokë është, të dashurit e mi, e përsosur, në veçanti në fund të saj.

Një prej episodeve të atyre ditëve na rrëfen sot ungjilli. Ndodhi kur Zoti po ngjitej me nxënësit e tij në Jerusalem që të ofrojë sakrificën më të lartë “Për shpëtimin dhe jetën e botës” (Mesha e Shën Vasilit). Gjatë rrugës, si Zot që ishte, parashikon të gjitha ato sa do të vuajë, si në një film kinematografik kalojnë para syve të tij. Është i mallëngjyer. Do të donte në lartësinë e mendimeve dhe ndjenjave të tij të ngrejë dhe nxënësit e tij.

Por nxënësit qëndronin të pakoordinuar, të papërshtatur. Të tjera mendonte Zoti, të tjera mendonin ata, ai mendonte sakrificën ndërsa nxënësit lavdinë, ai kryqin ata karrige tokësore! Imagjinonin se tani që do të hynte në Jerusalem do të dëbojë pushtuesit Romakë, do të shpallet mbret më i lavdishëm se Solomoni dhe Davidi dhe rreth vetes do të ketë oficerë….

Pasi të tillë ide kishin për Krishtin, i kapi dëshira e lavdisë tokësore. Kaq shumë sa dy prej tyre, Jakovi dhe Joani, dërguan nënën e tyre, siç na rrëfen ungjillori tjetër (Mattheu 20,20-28) që t’i ndihmonte, dhe nëna që i do fëmijët e saj vjen me ta tek Krishti, bie në këmbët e tij dhe i thonë: Mësonjës, tani që do të bëhesh mbret e do të kesh fuqi, të lutemi që të na japësh vendet më të mira!…

Imgjinoni se çfarë konceptimi të gabuar, se sa larg nga mendimi i Krishtit ishin dhe ata, dhe e ëma e tyre, por dhe nxënësit e tjerë që u indinjuan me këtë kërkesë të dy të tjerëve! Që të flasim me gjuhën e sotme, kërkonin nga Krishti, karrige, vendin e ministrit, kryeministrit. Në këtë rast nuk i kishte akoma ndriçuar Shpirti i Shenjtë, mendonin akoma si njerëz të botës.

Nxënësit “trup prej trupit dhe kockë prej kockave” (Gjeneza 2, 23) e popullit të tyre dhe nuk ndryshonin nga mentaliteti i botës.

Njerëzit, të dashurit e mi, që prej lashtësisë deri më sot ( qoftë në epokën e shpellave, qoftë në Greqinë Klasike, qoftë gjatë kulturës europiane, qoftë gjatë epokës së raketave), me gjithë edukimin dhe dijet e tyre, fshehin brenda një përbindësh më të egër se luani dhe se tigri, të cilin nës nuk e eliminojmë do të na hajë. Ky përbindësh është egoizmi, “Ego-ja” e njeriut.

Çfarë është “Ego-ja”? Të mendosh vetëm për veten tënde, sikur të mos ekzistojë njeri tjetër në botë, është pasioni i cili të bën të kërkosh vetëm interesat e tua personale dhe familjare dhe të jesh indiferent ndaj familjes së gjërë që quhet, komb, shoqëri, njerëzim.

Nëse vendosim egoizmin në “laboratorin” e Ungjillit do të shikojmë se ky pasjon analizohet ë tre përbërës, tre erose të tërbuara. Egoizmi pra është i barabartë me tërbim për : a) para, b) për mish (trup)-dashuri të ndyra dhe c) për lavdi – grada. Në këto nivele lëviz jeta e botës, ose para kërkon dikush, ose dashuri të ndyra dhe sulet tek “mishi” si huta në kufoma, ose do të tërbohet për grada. Kopraci ndjek paranë, adhuruesi i trupit epshin e papastër dhe lavdidashësi kërkon grada me çdo lloj mënyre e mjeti të ndershëm apo të pandershëm. Gënjeshtra, akuza, shpifje, djallëzi, vrasje, xhelozi, pasione politike, luftra civile, lëvizje shoqërore, revolucione, luftra botërore. Egoisti është i aftë që të shkelë mbi kufoma, t’i bëjë piramidë kokat e njerëzve, që të nxjerrë në majë veten e tij.

Mashtrojmë veten. Çfarë është kjo Botë që ne banojmë, me të gjitha mbretëritë, pasuritë dhe ndriçimin e saj, një kokërr rërë brenda pafundësisë. Por megjithatë njerëzit kujtuan se është qëndra e universit. Mashtrim. Ashtu siç ishte kjo një mashtrim, kështu ekziston dhe sot ideja e gabuar se njeriu është diçka. Çfarë je, o njeri, sado i madh sikur të bëhesh? Përderisa Toka është një kokrrizë rërë, çfarë je ti mbi këtë kokrrizë? Pluhur, grimcë.

Nuk kemi njohuri mbi natyrën tonë të vërtetë. Keni dëgjuar se çfarë psalim në një varrim, para të vdekurit? Atje, brenda në arkivol dërrmohet egoizmi ynë dhe Kisha psalën:”U kujtova për profetin që po thërriste” – tani që shikoj në arkën e vdekjes pasuritë, bukuritë, gradët, u kujtova për profetin që thërriste “Unë jamë tokë dhe hi” (Gjeneza 18,27). Por këto nuk i mendon egoisti dhe vetëdashësi, dhe do veten e tij, grimcën e tij, që ta bëjë bosht rreth të cilët lëvizin të gjithë.

Ndërsa nxënësit ëndërronin grada, Krishti i ul me këmbë në tokë duke iu thënë: “Biri i njeriut nuk erdhi që t’i shërbejnë, por që të shërbejë” (Mark 10, 45). Çdo të thotë kjo? Kundër këtij pasioni, të përbindëshit që quhet egoizëm, Zoti ynë Jesu Krisht dhe me fjalë dhe me shembullin e tij, çfarë bëri? Më lejoni shprehjen, mori një buldozier dhe hapi një rrugë të re, rrugën e dashurisë dhe të ofrimit. Kryqi i Krishtit hapi një bulevard.

Shpalli një revolucion të shenjtë kundër armikut më të madh që kemi, egoizmit. Solli një ndryshim rrënjësor në marrdhëniet me njerëzit.

“Zbriti nga froni dinastët dhe lartësoi të përulurit” (Lluka 1,52), rrëzoi nga froni Çezarët dhe Aleksandrit e Mëdhenj dhe lartësoi të përulurit dhe të përbuzurit.

Na mësoi, se kjo jetë nuk është thesar, shijim, dhunë tiranike. Qëllimi i jetës është që të shërbesh, të ofrosh veten tënde në shërbim të të afërmit.

Përmbysi, pra, piramidën e botës, mori majën dhe e vendosi poshtë dhe mori bazën dhe e ngriti lart.

Është diçka e lehtë të shkosh në Egjipt, të marrësh Piramidat dhe t’i kthesh përmbys ? Është e lehtë që të kthesh Olimpin përmbys? Aspak. Por ja që këtë lloj përmbysje, shkuljen e egoizmit, bëri Krishti. Shkuli egoizmin, dhe në vend të tij vendosi çfarë? Fjalën më të bukur e më fisnike, Dashurinë. Rruga e lavdisë është rruga e dashurisë, e përulësisë e sakrificës.

Më thoni iu lutem, ku banoni?

Në mënyrë alegorike po pyes, sipas Ungjillit në cilën rrugë banoni? Do t’ia u them. Banoni disa prej jush në rrugën e Dashurisë për Para, të tjerë në rrugën e Dashurisë për Epsh, të tjerë në rrugën e Dashurisë për Lavdi. Por tani largohuni nga këto rrugë dhe hajdeni të banoni në një rrugë që sot Zoti na tregon. Ejani të banojmë të gjithë në rrugën e përpjetë të Golgothasë! Është rruga e bekuar e dashurisë, sakrificës, vetëmohimit, është ajo që eci Jesu Krishti, apostujt, etërit, oshënarët dhe martirët, ajo që duhet të ecë çdo i krishter.

Dhe nëse këto ju duken disi të përhumbura këto fjalë, o i paraqes me shembuj konkrretë duke përkthyer ungjillin.

– Në mbretërinë e Krishtit një pastrues rrugësh, që i bën mirë shoqërisë me një shërbim të pështirë por të nevojshëm- sepse nëse ai mungon, do të bjerë kolera në pallate, është më lart se një kapitalist fajdexhi.

– Në mbretërinë e Krishtit, fshatari, që ujit tokën me djersën e tij, është më lartë se ai “shkencëtarei” ateist, që ka mbyllur tashmë librat dhe luan tavëll në kafene dhe di të thotë vetëm se “Zoti nuk ekziston”.

– Në mbretërinë e Krishtit një infermiere që nuk mbylli sytë gjatë gjithë natës dhe qëndroi mbi kokën e një të sëmuri të panjohur dhe i mbylli sytë në këtë botë të kotë, është më lart se aktorja e famshme.

– Në mbretërinë e Krishtit një nënë, që nuk di se çfarë do të thotë argëtim, por e mbyllur në shtëpi merret me fëmijën e saj, qëndron më lart se një zonjë aristokrate, që nuk bën asgjë përveç se të argëtohet nëpër lokale e të kalojë nga vitrina në vitrinë.

– Në mbretërinë e Krishtit një prostitutë e penduar, si oshënarja Maria Egjiptiania që festojmë sot, është më lart se mbretëresha e Anglisë dhe çdo mbretëreshë tjetër.

Ky është, në përkthim modern, Ungjilli i shenjtë. Doni pra lavdi dhe madhështi? Pëpara, ecni të gjithë në rrugën e Golgothasë, e cila të çojnë tek Ngjallja dhe Lavdia. Amin.

 

† Episkop Avgustini

Përktheu B. T.

www.pelasgoskoritsas.gr