Përse e Tërëshenjta nuk na përgjigjet gjithmon në lutje?
Shumë të krishterë,edhe ata të cilën marrin pjesë shumë shpesh në jetën liturgjike të Kishës,pyesin:”Përse e Tërëshenjta nuk na përgjigjet gjithmon në parakliset tona të vazhdueshme që i drejtojmë?”
Kërkojmë shumë,jashtë mase shumë nga e Tërëshenjta.Por jo të gjitha kërkesat tona janë në dobinë tonë.Ne kemi shikim “të kufizuar”.Sytë tanë shohin vetëm të tashmen.Prandaj kërkojmë gjëra të cilat në pamje të parë duken të sakta dhe të drejta por që në të vërtetë janë të dëmshme dhe të rreme.Nuk ndihmojnë në shpëtimin tonë.
Izraelitēt kërkuan nga Perëndia që ti shpëtoj nga rrobëria e Egjyptit dhe nga varfëria.Perëndia i dëgjoi dhe i dhuroi lirinë si dhe shumë të mira.Pasi i shijoi të gjitha këto populli i Izraelit,e harroi Perëndinë dhe filloi tu falej idhujve.
Prandaj edhe ne nuk marrim gjithmon përgjigjet që duam në Paraklisin drejtuar Hyjlindëses.Sepse ato që kërkojmë nuk janë gjithmon të dobishme për shpëtimin tonë.Shën Joan Gojarti thotë:”kur nuk na përgjigjet Perëndia,atëherë na ka dhënë përgjigjen më të mirë.Sepse atëherë ka për të na dhënë në qiell diçka shumë më të lartë se ajo që kërkojmë këtu në tokë”.
Prandaj le të tregojmë besim te Perëndia dhe te e Tërëshenjta Nëna e Zotit dhe të kërkojmë vetëm “të mirat dhe të dobishmet e shpirtit tonë”. Amin.