Përulësia
Perëndia ngre (lartëson) ata që janë të përulur,jo ata që dëshirojnë madhështitë.
“Lartësoi Jakovin mbi Isavin (Zan.27-28),lartësoi Josifin mbi të vëllezërit (Zan.37-41), doganierin përmbi fariseun (Lk.18,14),Llazarin e varfër mbi të pasurin (Lk.16.19-31).
Lartësoi Ati Perëndi Birin e Tij Të Vetëmlindur,Zotin tonë Jesu Krisht i cili u përul më shumë se cdo njeri. Perëndia i pavdekshëm dhe i plotfuqishëm dënjoi të bëhet njeri,të lind në grazhd,të jetoj në varfëri,të laj këmbët e nxënësve të Tij,të dënohet,të përbuzet,të rrihet me kamzhik,dhe duke qënë krejt i pafajshëm të kryqëzohet dhe të vdesi.Dhe të gjitha këto për të gjetur shpëtim gjithë fajtorët dhe mëkatarët.
Të imitojmë Zotin tonë,të urrejmë egoizmin dhe të dëshirojmë përulësinë.Të kërkojmë të shoqërohemi me njerëz të thjeshtë dhe të përulur.Gjithmonë të kërkojmë vendin e fundit.Në veshje,në nevojat tona të përditshme dhe për gjithë nevojat tona trupore t’u shmangemi luksit dhe gjërave të tepërta.Të kemi vetëm ato që na nevojiten.
Sa të mundemi të imitojmë gjithmonë Zotin tonë,Zonjën Hyjlindëse dhe Shenjtorët të cilët jetuan me përulësi të thellë.Përse vallë pemët frutore sa më shumë të mbushura me fruta janë aq më të përkulura qëndrojnë? Kështu edhe shërbëtorët besnik të Perëndisë për sa kohë marrin bamirësitë dhe dhuratat e Tij,aq me të përulur janë,sepse janë të vetëdijshëm ndaj detyrimeve të tyre ashtu si vetë Zoti Jesu Krisht tha:
“Kështu edhe ju, kur të bëni gjithë sa ju janë urdhëruar, thoni se jemi shërbëtorë të pavlefshëm, sepse bëmë atë që kishim detyrë të bënim.”(Lk.17:10).
Përkthyer nga A. Avrami