/ Jeta Shpirtërore / Përulësia!

Përulësia!

Përulësia!

 

Kur besojmë se jemi të përsosur dhe se nuk kemi nevoj të pendohemi,ndodhemi brenda një krenarie e cila e pengon Hirin e Perëndisë të veproj tek ne.
Pendimi i sinqertë nuk është vetëm dhimbje që nuk plotësojmë në jetën tonë vullnetin e Perëndisë,por është dhe vendimi i përpjekjeve për tu çliruar nga ato që mërzisin Perëndinë.
Njeriu i Perëndisë trishtohet dhe ndien dhimbje akoma edhe kur bën një mendim të pahijshëm që e ndan nga Perëndia dhe pendohet.Ndien se akoma dhe nga një mendim jo i hijshëm humb Hirin e Perëndisë.
«Mbushni ç’do luginë dhe rrafshoni ç’do mal”.Isaia (40:4)
“Luginat që duhen mbushur” janë mungesat shpirtërore që ne kemi dhe “malet që duhen rrafshuar” për të përgatitur rrugën e Zotit për të ardhur tek ne,janë pasionet tona të cilat si mali na zënë poshtë dhe nuk na lënë të jetojmë jetë të shenjtëruar.
Prandaj duhet të kemi vazhdimisht kujdes malet,luginat,mungesat dhe pasionet që na pengojnë të bashkohemi me Perëndinë.Dhe e gjithë jeta jonë të jetë jetë pendese,jetë përpjekjeje që të mundemi të mposhtim pasionet dhe të bashkohemi me Zotin tonë Jesu Krisht,Shpëtimtarin tonë.

 

 

Marrë nga libri i Arqimandritit Gjeorgjios, Manastiri i Oshënar Grigorit (Grigoriu) i Malit të Shenjtë .
Përkthyer nga A. Marini

 

 

Përulësia!